Fundamenti

Surdulli takon Fatmir Matoshin e Lulzim Lecin

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Kamenicës Shaip Surdulli tha për rajonipress se tashmë ka realizuar takime me Fatmir Matoshin e AKR-së dhe Lulzim Lecin e AAK-së. Ne jemi të interesuar që të bëjmë koalicion me njërën prej këtyre subjekteve politike tha Surdulli.

Shaip Surdulli në kuadër të këtyre takimeve tha se janë biseduar mundësit që të hyhet në koalicion në balotazh për të fituar garën për Kamenicën.”Unë tashmë i kam takuar edhe Fatmir Matoshin edhe Lulzim Lecin. Të dyja këto parti politike kanë shprehur interesimin e tyre dhe ne normalisht që jemi të gatshëm që me njërën prej tyre veç të lidhim koalicionin” tha Surdulli.

Mobi Casa

Surdulli tha se këto janë vetëm takimet e para kurse ofertat do të shikohen për secilën palë veç e veç.”Koalicioni që do të ndërtohet do të jetë në shërbim të qytetarëve të Kamenicës. LDK në këtë qytet ka treguar dhe dëshmuar se është parti serioze, parti e përkushtuar për qytetarin dhe normalisht që është një subjekt shumë kredibil dhe i besueshëm” tha Surdulli./rajonipress/