RCCOLA

Surdulli takon delegacionin nga Turqia

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan -Rexhep Gyndyz- Krivaqa, Kryetar i Shoqatës “Kosova –Shkupi” me një delegacion prej dyzet gra nga Turqia, që ishin me prejardhje nga Kosova, të cilët do të qëndrojnë në vizitë disa ditësh në Kosovë, kanë vizituar komunën e Kamenicës.

Kryetari i komunës Shaip Surdulli, gratë deputete, drejtoresha e arsimit, kanë mirëpritur dhe u kanë uruar mirëseardhje, delegacionit nga Turqia.

Surdulli ka falënderuar shtetin e Turqisë , si dhe shqiptarët që jetojnë atje për ndihmën që u është ofruar shqiptarëve sidomos gjatë luftës, ku shumë familje prej Kosovës gjetën strehim dhe ngrohtësinë vëllazërore. “Jemi të gëzuar që çdo ditë e më shumë ne po bashkëpunojmë dhe po rinjihemi me veti” tha Surdulli.

Rexhep Gunduz- Krivaqa, Kryetar i Shoqatës “Kosova –Shkupi”, ka falënderuar Kryetarin Surdulli për mikpritjen që u është bërë delegacionit.

Mobi Casa

“ Nënat e kanë fituar Kosovën, nënat s’kanë fjet, s’kanë ngrënë bukë për vatan, fëmijët kanë mbetur shehit për këtë dhe për Kosovën” ka thënë Gyndyz-Krivaqa.

Ai tha se edhe këto nëna të cilat janë sot prezent këtu, familjet e tyre kanë shkuar nga viti 1912, 1924, 1935, 1956, afërsisht mas 100 vjetëve dhe është bërë kësmet që në një sofër të ulemi së bashku dhe me ngrënë bukë bashkë.

Rexhep Gunduz ka porositur që nënat të cilat kanë dhënë shehid fëmijët e tyre , për to të bëhet një organizim dhe të vinë në vizitë në Turqi.

Gratë të cilat ishin në Kamenicë, shprehën kënaqësinë e tyre për këtë vizitë e njëherit u falënderuan për mikpritjen e ngrohtë e vëllazërore./rajonipress/