Surdulli takon banorë nga zona e Gollakut
Gjilan – Shaip Surdulli kandidat i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës ka takuar banorë të Prishtinës, por që kanë prejardhje nga fshatrat e Kamenicës.
“Isha i nderuar t`i takoj disa qytetarë të Prishtinës, kryesisht të ardhur nga Fshati Zajçec. Falënderoj kolegun njëherit kandidat për deputet z. Dardan Velija për ftesën si dhe gjithë të tjerët për pjesëmarrje. Në mandatet si Kryetar i Komunës së Kamenicës jemi munduar që mos të anashkalohet Zajçeci si dhe fshatrat e Gollakut, kemi investuar në infrastrukturë, blegtori e bujqësi. Konsideroj se një nga prioritetet e mia si Deputet apo ku do që më besohet, janë pikërisht zonat ku janë lënë të harruara nga shteti. Falënderoj të gjithë për mbështetje” ka shkruar Surdulli./rajonipress/


