Fundamenti

Surdulli: Sa më afër zgjedhjeve LDK më e frikësuar

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Pas Vetëvendosjes, edhe LDK ngrihet kundër partneritetit publiko-privat, investime këto që edhe në vendet e zhvilluara inkurajohen dhe mirëpriten, ndërsa tek ne, për çudi, opozita kundërshtohen dhe madje edhe kërcënohen investitorët potencialë thotë në reagimin e tij Shefik Surdulli zëdhënës i komunës.

“Ne edhe mund ta kuptojmë deri diku reagimin e opozitës për gjera të tjera, meqë po ofrohen zgjedhjet lokale, por nuk e kuptojmë assesi LDK-në që ngrihet kundër një procesi që e ka votuar vetë në asamblenë komunale. Ata duhet ta kuptojnë se investimet janë zhvillim dhe zhvillimi është interes i qytetarëve të kësaj komune, të cilët janë të të gjithë neve, prandaj kemi obligim të jemi në shërbim të tyre, si pushtet dhe si opozitë” ka thënë në reagimin e tij Surdulli.

Në reagim thuhet se opozita duhet ta kuptojë se partneriteti publiko-privat nuk është privatizim i pronës komunale dhe si proces as nuk është shpikur nga në Gjilan. Gjithçka që është bërë deri më tani, është bërë duke respektuar procedurat.

“Projekti i partneritetit publiko-privat për ndërtimin e kompleksit të shkollave të mesme, ka dy vite që ka filluar, në Kuvendin Komunal, ku është miratuar vitin e kaluar edhe projekti për kompleksin e shkollave të mesme nga të gjitha subjektet politike. Më tutje, janë respektuar të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me këtë projekt. Ministria e Financave, gjegjësisht Njësia qendrore për partneritet publiko-privat në Prishtinë e ka aprovuar projekt-propozimin tonë, duke e vlerësuar si projektin e parë nga të gjitha komunat e Kosovës”.

ARKATANA

Ky projekt është tepër i rëndësishëm dhe i dobishëm për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e Universitetit Publik, sepse krijon kushte për punë më cilësore. Është fat i mirë që ka edhe investitorë të interesuar për të realizuar këtë projekt, meqë mundësitë buxhetore të Komunës, janë të limituara për të ndërmarrë projekte të mëdha.

Jemi të bindur se edhe LDK do të krenohet nesër me një ambient shumë më të avancuar shkollor, ku nxënësit mund të hyjnë e dalin vetëm sipas orarit mësimor dhe ku do të kenë kushte shumë më të mira edhe për aktivitete sportive.

Prandaj, LDK nuk duhet të vazhdojë të manipulojë opinionin, sepse nuk është duke u shitur asgjë dhe as nuk është duke u privatizuar hapësira shkollore, por është duke u përgatitur realizimi i një projekti të rëndësishëm për shkollat e mesme.

Fundja, edhe LDK e ka në programin e saj partneritetin publiko-privat. Por, mbase po frikësohet prej suksese tona. Këtu nuk kemi si t`i ndihmojmë.Zoti iabë ftë lehtë asaj , se këtu nuk kemi se si t`i ndihmojmë.Ne jemi shumë të përgjegjshëm dhe të sinqertë në çdo punë tonën që e bëjmë për qytetarët tanë në çdo kohë, pati spati zgjedhje përfundon reagimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.