Hidromorava

Surdulli: Qeverisja aktuale e Gjilanit, larg çdo konkurrence

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është për keqardhje se në Gjilan pak ka nga ata ekspert “inovativ” të pavarur politik, e aq më pak OJQ që merren konkretisht, në mënyrë profesionale dhe seriozisht me problemet socio-politike ka thënë Shefik Surdulli.

Zyra për informim e Komunës ka reaguar ndaj grupit të ekspertëve për lobim në Gjilan të cilët në rubrikën opinion shprehën pikëpamjet e tyre për qeverisjen në Gjilan.

Shefik Surdulli përgjegjës për informim duke ju referuar vlerësimeve të këtij grupi tha se në shoqëritë e lira e demokratike, është normale, shumë normale (se ndryshe nuk bën hiq), të ketë pakënaqësi të individëve, të grupeve të qytetarëve, grupeve të interesit, apo ndonjë OJQ-je, apo…, me punën e pushtetit!

Dhe ato pakënaqësi pastaj, do të duhej të ishin të sistemuara, të artikuluara drejt dhe mbi të gjitha të kenë bazë për sensibilizim të institucioneve përgjegjëse dhe opinionin në përgjithësi. Fundja, në demokraci kështu duhet të funksionoj. Këto pakënaqësi akceptohen drejt varësisht nga niveli dhe përgjegjësia e pushteteve, për të marrë adekuate mandej për përmirësimin e imazhit të qeverisjes.

Ka udhëheqje që “flenë” dhe qytetari, apo shoqëria civile, apo…, duhet t’ua “nxjerr” gjumin. Ka udhëheqje të atillë që është “zgjuar” por nuk ka kreativitet, por që shoqëria civile, me misionin e saj që ka, përmes debateve konstruktive dhe formave tjera të pranuara civilizuese e demokratike, do të duhej të jep ide për qeverisje ndryshe.

Surdulli mendo se në Gjilan, ka një model tjetër të qeverisje të instaluar tash e gati pesë vjetë. Udhëheqja e Gjilanit është zgjuar dhe ka kreativitet që po e dëshmon në kontinuitet me performancën e saj të mirëqeverisjes, si rezultat i bashkëpunimit me të gjithë ata që duan seriozisht të kontribuojnë për qytetin e tyre. Është po kjo udhëheqje, që ka fituar mandatin e dytë qeverisës, drejtpërdrejt nga qytetarët e Gjilanit, e cila vazhdimisht ka hapë rrugë për ide të reja, pavarësisht nga vijnë ato, e që edhe në saje të kësaj, Komuna e Gjilanit ka shënuar rezultate të lakmueshme në shumë segmente të qeverisjes, e që për këtë është ranguar e para nga komunat tjera të Republikës së Kosovës duke u vlerësuar lartë dhe shpërblyer nga institucionet e mekanizmat relevant të vendit dhe atyre ndërkombëtare.

Hidromorava

Është e ditur, por po ua rikujtojmë edhe këtyre far ekspertëve debutant të OJQ-së LLD, se dy mandate radhazi qytetarët e Gjilanit ia kanë besuar PDK-së e cila, mbështetur në këtë besim, po qeverisë suksesshëm me partnerët e saj të koalicionit. E, parime-ç’parime që i potencon kjo OJQ, është çështje e partnerëve të koalicionit, sipas marrëveshjeve mes tyre, e jo e OJQ-së LLD!

Ne nuk do të merremi se ku po i dhemb “grupit të ekspertëve të OJQ-së LLD” e aq më pak do të merremi me emrin e vërtetë të tyre por, meqenëse këta zotërinë i kanë hy kësaj pune, është korrekte nga ana e tyre të bëjnë krahasimet, të thuhet se ç’nivel ishte deri atëherë klima politike dhe e sigurisë në Komunë, në ç’shkallë kishte arritë politizimi i administratës komunale, cili ishte serioziteti dhe përkushtimi i qeverisjes para kësaj të tashmes për investime kapitale në Gjilan dhe, cila në të vërtetë ishte shifra e këtyre investimeve për Komunën e Gjilanit në atë periudhë.

Asgjë më shumë mos thuani, vetëm “shfletojeni” kujtesën për skandalet e shumta dhe aferat korruptive që ndodhën në këtë qytet në kohën jo të largët të pasluftës së fundit dhe bëjeni krahasimin me të tashmen! Kjo ju bënë nder juve në plan të parë. “Hapni” sytë e shikoni investimet që kanë ndodhë për këtë periudhë gjithë andej në komunën tuaj! E pakrahasueshme pra!

Tjetër gjë është që dikujt, edhe nga OJQ-të mund t’i mos i shkoj për “lale” kjo qeverisje, mbase iu ka prekur diku ndonjë interes përfitimi personal, sidomos atyre që pushtetet gjithmonë i shohin vetëm në relacion me interesat e tyre personale.

Surdulli ka thënë se është për keqardhje se në Gjilan pak ka nga ata ekspert “inovativ” të pavarur politik, e aq më pak OJQ që merren konkretisht, në mënyrë profesionale dhe seriozisht me problemet socio-politike. Analizat, kolumnet e komentet e llojllojshme për qeverisjen në Gjilan, edhe në rastin e këtij shkrimi të “grupit të ekspertëve të OJQ-së LLD”, kryesisht i referohen transparencës së Komunës, e që fatkeqësisht nuk janë rezultat i “mendjes së hollë” që sheh më përtej.

Gjilani në historinë e vet kurrë nuk ka pas qeveri më të mirë, më të përgjegjshme dhe më të dinjitetshme. E si sillet puna në të ardhmen, nuk po e dimë, por nga ajo që po shihet, e edhe nga “analizat” e shkapërderdhura të kësaj OJQ-je, konkurrenca është e largët ka thënë Surdulli /rajonipress/