RCCOLA

Surdulli: Projektet e realizuara po e rrisin mirëqenien e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli, ka prezantuar dhjetëra projekte të realizuara gjatë këtij viti, të cilat sipas tij, po ndikojnë direkt në rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Ai ka folur për asfaltime rrugësh, rinovim shkollash, pastrim lumenjsh, ndërtim trotuaresh e rregullim ndriçimi.

Kryetari Surdulli ka falënderuar mbështetjen dhe financimin e shumë projekteve organizata ndërkombëtare e ministri të Qeverisë së Kosovës. “Falënderojmë USAID-in, organizatën Intercooperation për financimin e shumë projekteve, Komisionin Evropian për ndërtimin e objektit të ri të Komunës, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, atë të Punës, IOM-in, Qeverinë Japoneze e Zyrën për Komunitete pranë Kryeministrisë”.

Surdulli ka deklaruar se me pjesëmarrjen e qytetarëve, është arritur të bëhet asfaltimi i shumë rrugëve lokale të Komunës. Kërkesat e qytetarëve në dëgjimet publike, sipas tij, janë inkorporuar në planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Fundamenti

“Gjatë këtij viti, vërtetë është punuar shumë. Janë bërë asfaltime rrugësh lokale, riasfaltimi i rrugës në qytet, rruga të lagjja e Ramabajve, rruga matan lumit në Koretin, rruga për Ruboc, Koretin, Petroc, Hodonoc, Bosce, Roganë, Topanicë e lokalitete të tjera. Është në përfundim objekti i ri i komunës, po punohet në palestrën sportive, objekti social me 20 banesa, rregullimi i dy xhamive në Koretin, zyra Japoneze i ka dhuruar dy automjete QKMF-së, po rregullohet përroi i Rubocit me investim të Komisionit Evropian, do të punohet edhe më tej te lumi i qytetit, siç është ndërtimi i stazave, ndriçimit, ulëseve.

Renovimi i brendshëm i shkollës në Kopernicë përfshirë nxehjen qendrore, rinovimi i shkollës Asllan Thaçi në Karaçevë. Po rregullohet ndriçimi publik në disa fshatra të Komunës”, ishte prezantimi i kryetarit Shaip Surdulli, i cili premtoi se me të njëjtën dinamikë të punës do të vazhdohet edhe në muajt e ardhshëm./rajonipress/