Surdulli: Po vijnë ditë të mira për LDK e Kamenicës
Kamenicë – Shaip Surdulli kryetar i LDK-së në Kamenicë ka takuar elektoratin në Shipashnicë të Epërme me të cilët ka biseduar për rregullimin e infrastrukturës pasiqë sipas tij pushteti komunal nuk ka punuar asgjë në këtë fshat
Në një takim me nëndegën e LDK-së në Shipashnicë të Epërme Shaip Surdulli ka thënë se sikur çdo kund tjetër, qytetarët po paraqiten me ankesa të shumta ndaj komunës. “Erdhi gati fundi i këtij mandati dhe asgjë nuk kanë punuar këta pushtetar. Unë u zotova që do të rregullohet infrastruktura e fshatit dhe do të bëhet më mirë në përgjithësi” ka thënë Surdulli.
Surdulli ka thënë se nga kontaktet e shumta që ka me bastionet e LDK-së dhe vet qytetarët e shumtë shihet se LDK e presin ditë të mira. /rajonipress/


