RCCOLA

Surdulli po qëndron në Zvicër

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, po qëndron në Zvicër me ftesë të zotit Pierre Kohler, Kryetar i qytetit të Delemont, që është kryeqytet i kanton Jura të Zvicrës.

Surdulli mori pjesë në Delemonte në një tubim të komunitetit shqiptar për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai po ashtu falënderoj shtetin e Zvicrës për gjithçka që ka bërë dhe po bënë për Kosovën. Në kuadër të kësaj në Kamenicë dhe në shumë komuna tjera të Kosovës na ndihmon Qeveria Zvicerane nëpërmes organizatës Intercooperation & Helvetias.

Surdulli, së bashku me bashkëvendësit Xhevxhedin Ahmeti, kryetar i komunitetit shqiptar dhe Afrim Ramabaja, kandidat për delegat në zgjedhjet komunale të kanton Jura, që ishin caktuar për tu mbajtur më 25 tetor 2012, bëri një vizitë në komunë, ku u prit përzemërsisht nga Pierre Kohler.

Në këtë takim u shkëmbyen njoftime për punën që po bëhet në komunat përkatëse dhe u shpreh gatishmëria e dy kryetarëve për vazhdimin e bashkëpunimit në mes dy komunave të Delemontit dhe të Kamenicës. Zoti, Pierre e ka vizituar Kamenicën dy here në vitin 2008 dhe në pranverën e këtij viti 2012. Kryetari i komunës do të vazhdoj gjatë javës do të takohet me bashkatdhetarë në vende të ndryshme të Zvicrës.

Eco Higjiena

Në këtë tubim kanë përshëndetur Xhevxhedin Ahmeti, Kryetar i komunitetit shqiptar nga Kamenica, Filip Resever, Ministër i Ambientit, Pierre Kohler, kryetar i qytetit Delemonte, Ali Berisha, Kryetar i komunës së Pejës dhe Shaip Surdulli, Kryetar i komunës së Kamenicës.

Shaip Surdulli, ka përshëndetur gjithë të pranishmit në emër të komunës së Kamenicës dhe në emrin e tij personal. “Kam kënaqësinë e veçantë që sot jam në këtë tubim, në mesin e motrave dhe vëllezërve, ku marrin pjesë edhe Filip Resever, Ministër i Ambientit, Pierre Kohler, Kryetar i qytetit Delemonte, Ali Berisha, Kryetar i komunës së Pejës dhe të tjerë. Posaçërisht e përshëndes Xhevxhedin Ahmeti, bashkëvendës i imi për inicimin që unë të marrë pjesë këtu dhe Kryetarin Pierre Kohler për ftesën që ma ka bërë për të marrë pjesë në këtë tubim, për ta vizituar qytetin Delemonte dhe disa institucione në qytet, si dhe takime me bashkatdhetar”.

“ Unë kam kënaqësinë që po e festojmë 100 vjetorin e Pavarësisë së shtetit Shqiptarë nga viti 1912 dhe për të gjitha të arriturat zhvillimore të Shqipërisë të udhëhequr nga Kryeministri Sali Berisha, i cili e ka demokratizuar dhe zhvilluar mjaft shumë Shqipërinë, por shteti Shqiptarë në çdo kohë e ka përkrahur dhe ndihmuar edhe Kosovën “ ka thënë Kryetari Surdulli.

Ai tha se me i krahasuar 100 vjet të Pavarësisë së Shqipërisë dhe vetëm 3 vjet të Pavarësisë se Kosovës është dallim mjaft i madh, por populli i Kosovës është krenar me sakrificën shekullore për liri dhe Pavarësi, është krenar me të arriturat që janë bërë në Kosove sidomos për 12 vite të pas luftës. Juve të nderuar bashkatdhetarë ne iu jemi shumë mirënjohës për ndihmën dhe kontributin shumë të madh që e keni dhënë dhe po e jepni vazhdimisht si: për ndihmën për familjet dhe të afërmit e juaj, Për kontributin e funksionimit të shkollës shqipe dhe disa aktiviteteve tjera gjate viteve 1990-1999, për kontributin dhe pjesëmarrjen në luftën e UҪK-së, për investimet zhvillimore për rindërtimin e Kosovës, bizneset, rregullimin e infrastrukturës si të rrugëve lokale, shkollave, ujësjellësve ,etj, për ndërtimin e shtëpive për familjet skamnore që me këto kontribute shumë po e zbutni gjendjen jo të mirë të shumë familjeve në Kosovë, për bashkëpunimin dhe integrimin në shoqëri dhe institucione Zvicerane, etj.

“Në komunën e Kamenicës, por besoj që edhe në komuna tjera kemi një konsideratë të veçante për juve të nderuar bashkatdhetar për kryerjen e shërbimeve që ju i kërkoni në komunë, por gatishmëria është që edhe të ndihmojmë në investime për kryerjen efikase të dokumentacionit të nevojshëm, për ofrimin e lokacioneve të tokës komunale dhe të tjera “tha Surdulli./rajonipress/