Eko Higjiena

Surdulli nuk heq dorë nga vija kadastrale e kufirit në Karaqevë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Shaip Surdulli në një takim që ka pasur me zëvendëskomandantin e KFOR-it Johan Luif tha se Komuna e Kamenicës është e interesuar për fqinjësi të mirë me komunat fqinje.

Shaip Surdulli në takim me zëvendëskomandantin e KFOR-it Johan Luif edhe njëherë ka përmendur si çështje problematike rastin e Karaqevës. Surdulli në takim ka shtuar se siguria në përgjithësi është e mirë në komunën e Kamenicës, mirëpo vija kufitare te Karaçeva është problematike, pasi një pjesë të rrugës nuk e shfrytëzon as KFOR-i,e as policia e Kosovës.

Surdulli ka thënë se ajo pjesë me vija kadastrale dhe të gjitha dokumentet kadastrale i takon Kosovës, por, sipas tij që nga takimi që ka pasur me komandantin Erhard Bühler policia serbe nuk zbret më në rrugën e asfaltuar.

Komuna e Kamenicës është e interesuar për bashkëpunim të mirë fqinjësor me komunat fqinje , mu për ketë qellim është zhvilluar një takim i kryetarit Surdulli me kryetarin e komunës së Bujanocit,për ta thelluar bashkëpunimin ndërkufitarë .

FIDANISHTJA

Surdulli edhe në këtë takim përmendi nevojën e hapjes një pikë kalimi në komunën e Medvegjës, e cila kishte me qenë tejet e dobishme për popullatën e të dy komunave.

Ndërsa Johan Luif ka thënës e është tejet i impresionuar me atë që ka parë në komunën e Kamenicës.”Lajmet që vijnë nga terreni nga ushtarët tanë njoftojnë se komuna e juaj është e qetë dhe stabile” ka thënë Luif.

Ndërkaq shef i zyrës për komunitete dhe kthim ,Dejan Blagojeviq informoi për shtëpitë e ndërtuara për të kthyerit romë dhe serb në disa fshatra ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.