Hidromorava

Surdulli : Nuk e pranova “kulaçin” e përgatitur nga njerëzit e Gjilanit

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Ne nuk kemi vërejtje për partnerin austriak sepse as që e njohim, as që na ka interesuar për ta njohur, sepse nuk kemi dashtë me provuar “ kulaçin” e përgatitur nga duart e njerëzve të komunës së Gjilanit edhe në emër të komunës së Kamenicës përgjigjet Shaip Surdulli.

Kreu i Kamenicës Shaip Surdulli në një prononcim për rajonipress i është përgjigjur vlerësimit të Riad Rashiti rreth procesit të kompanisë “Higjiena” në këtë komunë. Surdulli tha se ne si komunë e Kamenicës asnjëherë nuk kemi qenë aq të kënaqur me punën e ish “Higjiena” si ndërmarrje regjionale e përfshirë edhe njësia e higjienës në Kamenicë.

“Qasja e komunës ka qenë e thjesht nëpërmes një anëtari të emëruar nga ne Ruzhdi Morina, inxhinier i teknologjisë, në rolin e anëtarit të komisionit të aksionerëve. Edhe me punën e bordit të ndërmarrjes “Higjiena” po ashtu nuk kemi qenë të kënaqur, që si arsyeje e asaj pakënaqësie ka qenë shërbimi jo i mirë, shtrirja e vogël e mbledhjes së mbeturinave në territorin e komunës së Kamenicës” ka sqaruar ai.

Sipas Surdullit procedurat që i ka udhëhequr zyra e prokurimit të komunës së Gjilanit në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Gjilanit dhe administratën komunale të udhëhequr nga Kryetari i komunës kanë qenë të pa pranueshme për komunën e Kamenicës sepse ka qenë jo logjike që një komunë partnere për ndërmarrjen publike regjionale “Higjiena” të udhëheq procedura për partneritetin publiko privat pa dashtë edhe ne si komunë e Kamenicës. “Për këto çështje , çdo herë kemi shprehur mospajtim edhe në formën e shkruar dhe e kemi njoftuar nivelin qendror kompetent për ndërmarrjet publike dhe vet komunën e Gjilanit” tha Surdulli.

UBT

Sipas tij me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes nga komuna e Gjilanit me partnerin privat, nga fillimi i gushtit 2012, ne si komunë e Kamenicës pa dashtë që të jemi pjesë përbërëse e këtij partneriteti publiko privat me emrin “Eko Higjiena” kemi mbetur jashtë këtij riorganizimi të ndërmarrjes së re dhe domosdoshmërisht me konsultimet e zyrës rregullative për ndërmarrjet publike në ministrinë për Ekonomi kemi filluar procedurat për pavarësim të njësisë “Higjiena “ në ndërmarrje “Higjiena” në Kamenicë.

“Pra, jemi në proces të Pavarësimit të ndërmarrjes “Higjiena” në Kamenicë. Kurse a jemi në rrugë të drejtë apo jo sipas zotit Riad Rashiti, është e tepërt të jep vlerësim ky djalosh dhe më mirë është ta rishqyrtoj punën e vet që paska qenë ish kryetar i komisionit i caktuar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit për PPP “Eko Higjena” në Gjilan” shtoj Surdulli.

Dëshirojë të sqarojë se ne nuk kemi vërejtje për partnerin austriak sepse as që e njohim, as që na ka interesuar për ta njohur, sepse nuk kemi dashtë me provuar “ kulaçin” e përgatitur nga duart e njerëzve të komunës së Gjilanit edhe në emër të komunës së Kamenicës.

Për çështje tjera nuk kemi vërejtje nga komuna e Gjilanit dhe kemi bashkëpunim të mirë tha Surdulli./rajonipress/