Fundamenti

Surdulli nën llupën e GAP-it

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Buxheti i Komunës është dëmtuar edhe si rrjedhojë e praktikave jo ligjore për punësimin dhe largimin e shërbyesve civil thuhet në raportin e GAP.

Instituti për Studime të Avancuara GAP, ka bërë publik raportin e tretë në serinë e raporteve “Letërnjoftimi i Komunave 2012” – projekt i cili vlerëson qeverisjen komunale në periudhën Janar 2010 – Qershor 2012.

Me këtë rast, “Letërnjoftimi i Komunës së Kamenicës 2012” vlerëson qeverisjen lokale të Komunës së Kamenicës nën mandatin e tretë të Kryetarit Shaip Surdulli.

Deri në zgjedhjet e ardhshme lokale në vjeshtën e 2013, ai do të përmbush 11 vite si kryetar i Komunës së Kamenicës, edhe atë përgjatë tri mandateve qeverisëse.

Surdulli ka qeverisë me Kamenicën gjatë mandatit të parë 2000-2002, pastaj në mandatin e dytë 2002-2007 dhe tani po qeverisë në mandatin e tij të tretë që nga 2009-ta.

Raporti i GAP-it, përmban të dhëna mbi aktivitetet e Komunës në fushën e prokurorimit publik, shpenzimin e buxhetit, investimet kapitale, të hyrat vetanake dhe buxhetin e përgjithshëm, punësimet, gjendjen në administratë, arsim dhe shëndetësi, si dhe, realizueshmërinë e premtimeve të dhëna në fushatën zgjedhore

Sipas GAP-it Komuna ka investuar në ndërtimin e dy rreth rrotullimeve në qytet, njëri afër tregut të qytetit dhe tjetri në rrugën e Rubovcit. Rrethrrotullimet,
përveç që kanë ndikuar në rritjen e sigurisë në komunikacion, ato kanë ndikuar edhe në përmirësimin e pamjes urbane.

Po ashtu është ndërtuar unaza e qytetit, përskaj lumit, e cila shtrihet nga Stacioni i Autobusëve e deri tek tregu. Ndërtimi i kësaj unaze ka bërë që automjetet e rënda,kamionët dhe autobusët, të shfrytëzojnë këtë rrugë dhe jo rrugën përmes qendrës
së qytetit.

Uji Dea

Është ndërtuar trotuari dhe është asfaltuar rruga përskaj shkollës së mesme në qytet. Është investuar në ndërtimin e ujësjellësit në lagjen Malësia. Si dhe janë asfaltuar rrugë.

GAP-i ka gjetur edhe shumë vërejtje sa i përket shpenzimeve buxhetore .”Buxheti i Komunës është dëmtuar edhe si rrjedhojë e praktikave jo ligjore për
punësimin dhe largimin e shërbyesve civil” .Vërejtje GAP ka gjetur edhe tek shpenzimet e telefonisë mobile.

GAP-i është marrë edhe me paditë që ka pasur Shaip Surdulli nëpër gjykatat komunale. “Të dëmtuarit akuzojnë Kryetarin e Gjykatës Komunale Zijadin Spahiu se me qëllim po i zvarrit lëndët të cilat janë kundër Kryetarit Surdulli. Zijadin Spahiu së fundmi ka përfituar nga një vendim i Kuvendit Komunal (seanca e KK e datës 30 prill 2012) të cilit i është ndarë tokë komunale, pa ndonjë arsyetim. Kërkesën për ndarjen e tokës komunale e ka parashtruar bashkëshortja e Zijadin Spahiut, Naziktere Spahiu – e cila njëherit është përgjegjëse për pronë në Komunën e Kamenicës”.

Punëtorët të cilët janë larguar padrejtësisht nga puna ose u është ndërruar vendi i punës, janë ankuar në KPM dhe Gjykatën Komunale. Përderisa shërbyesit civil kanë marrë përgjigje të shpejtë nga KPM, rastet në Gjykatën Komunale janë zvarritur.

Ka raste që KPM ka vendosur në favor të punëtorëve, mirëpo Komuna nuk i ka respektuar vendimet e KPM. Të dëmtuarit kanë paraqitur ankesë pranë Gjykatës. Raste të këtilla janë: – Hasan Keqmezit – për të cilin KPM ka vendosur se duhet të kthehet në vendin e tij të punës në Njësinë për Prokurim. Komuna nuk ka respektuar këtë vendim, kurse Keqmezi ka parashtruar padi pranë Gjykatës Komunale dhe nuk ka marrë përgjigje për afro një vit.

Ramadan Rexhepi – të cilit padrejtësisht i është ndërruar vendi i punës dhe KPM ka vendos në favor të tij, mirëpo Komuna nuk ka respektuar këtë vendim. I njëjti e ka dërguar rastin në Gjykatë mirëpo ende nuk ka marrë përgjigje.

Shefqet Rexha – ish punonjës i administratës i cili është larguar nga puna dhe ka paditur Komunën. Në qershor 2012 ,Rexha ka fituar rastin në Gjykatë thuhet në raportin e GAP-it./rajonipress/