Surdulli merr përkrahje të fuqishme edhe në Hogosht e Shipshnicë të Poshtme

Kamenicë – Hogoshti ka vlera dhe traditë. Ka patriotë, aktivistë që kanë punuar për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Ka një natyrë të bukur, e ka Malësinë e Kikës që Shteti i Kosovës duhet ta ruaj dhe të investojë. Ka rininë e shëndoshë dhe të talentuar dhe ka Klubin e Futbollit ‘KIKA’ ka thënë Shaip Surdulli.
Unë garantoj që këto vlera kombëtare të jenë pjesë e projekteve Qeveritare.
Faleminderit për përkrahjen tuaj.
”I frymëzuar nga pjesëmarrja masive në Shipashnicën e Epërme, në përkrahje të koalicionit LDK-AKR. Unë si i zgjedhuri i juaj do të mundohem që fokusi i Qeverisë të jetë në të gjitha pjesët e Kosovës. Sepse, bazamenti i shtetit fillon nga fshatrat siç është Shipashnica” ka thënë Surdulli./rajonipress/