Surdulli merr përkrahje edhe në Hodonoc e Muçiverc

Kamenicë – Në takimet e shumta që po mbanë Shaip Surdulli nëpër fshatrat e Kamenicës po merr mbështetje të pa rezervë. Përkrahje të dielën mori edhe nga fshatrat Hodonoc e Muçiverc.
“Banorët e fshatit Hodonoc janë të vendosur për Programin e Koalicionit LDK-AKR.
Vazhdojmë të bashkuar duke hapur dyert e mundësive të rinjëve tanë për promovimin e vlerave evropiane” ka shrkuar Surdulli.
Edhe në fshatin Muçiverc Surdulli është pritur nga shumë banorë. “Salla e mbushur në Muçiverc tregon më së miri fituesin e zgjedhjeve të 11 Qershorit. LDK-AKR nuk do të ndalet me kaq. Ne do të qëndrojmë pranë jush edhe pas zgjedhjeve, sepse ne jemi këtu në vendin tonë. Votone koalicionin e Besës dhe Shpresës me numër 16” ka thënë Surdulli./rajonipress/