Eko Higjiena

Surdulli merr mbështetjen e lagjes Iliria dhe të Berivojces

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Shaip Surdulli tha se kemi edhe shumë të tjerë me ndikim në subjektet tjera që kanë vendos të na përkrahin neve si kandidat për kryetar komune, sepse e kanë humb besimit tek liderët e partive të tyre dhe si zgjidhje të vetme e të besueshme e shohin Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për kryetar komune.

Kryetari Shaip Surdulli në fillim të fjalës së tij përshëndeti dhe falënderoj banorët e lagjes Iliria për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë dhe i japin LDK-së dhe kandidatit të saj për kryetar komune.

Në veçanti përshëndeti edhe ish anëtarin e kryesisë së AAK-së zoti Raif Ramabaja që merr pjesë në këtë takim në mbështetje të LDK-së. Surdulli tha se kemi edhe shumë të tjerë me ndikim në subjektet tjera që kanë vendos të na përkrahin neve si kandidat për kryetar komune, sepse e kanë humb besimit tek liderët e partive të tyre dhe si zgjidhje të vetme e të besueshme e shohin Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për kryetar komune.

Uji Dea

Kryetari Surdulli u ndal edhe tek projektet e realizuara në mandatin që lamë pas, dhe në projektet që do të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm.

Në këtë takim foli edhe ish nënkryetari i Degës së AAK-së , Raif Ramabaja, i cili ndër të tjera tha: se kam vendos me përkrahë LDK-në dhe kandidatin e saj për kryetar komune Surdullin. “Arsyet janë të thjeshta dhe shumë të dukshme se vetëm LDK-ja është parti serioze dhe e bazuar në parime demokratike. Si komunë dhe në përgjithësi si Anamoravë jemi anashkaluar nga Qeveria e Kosovës, por tash gjërat kanë ndryshuar, e që përveç se komuna jonë do të udhëhiqet nga LDK-ja, nga LDK-ja do të udhëhiqet edhe Kosova. Me akademik Isa Mustafën kryeministër do të fitoj shumë edhe komuna jonë dhe na e kemi një zgjidhje të mirë para vetës dhe ajo është ta votojmë LDK-në dhe kandidatin e saj për kryetar” tha Ramabaja./rajonipress/