Fundamenti

Surdulli: Lumir Abdixhiku duhet të jap dorëheqje pa kthim dhe pa asnjë vonesë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Çdo anashkalim i kësaj procedure vetëm çka e dëmton më shumë LDK-në. Pra duhet vepruar sikur që ka vepruar Akademik Isa Mustafa pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, ku pas dorëheqjes së tij, pa vonesë u thirr kuvendi zgjedhor i LDK-së dhe u zgjodh Lumiri kryetar i LDK-së ka shkruar Shaip Surdulli.

Postimi i plotë:

Mendimi im për LDK,
Në bazë të rezultatit jo të mirë të LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe sipas standardit të krijuar në LDK që parasheh dorëheqje në rast rezultatit të dobët në zgjedhje, që këtë standard e ka deklaruar disa herë më parë vet Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, shprehi mendimin tim që Kryetari i LDK-së pa vonesë duhet të jep dorëheqje pa kthim dhe në Kuvendin e LDK-së të zgjidhet një Kryetar i ri.

Çdo anashkalim i kësaj procedure vetëm çka e dëmton më shumë LDK-në.
Pra duhet vepruar sikur që ka vepruar Akademik Isa Mustafa pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, ku pas dorëheqjes së tij, pa vonesë u thirr kuvendi zgjedhor i LDK-së dhe u zgjodh Lumiri kryetar i LDK-së.

HW

Çdo kush që mundohet me arsyetuar deklarimin e Kryetarit aktual se në kuvendit e LDK-së do të ofrohet dorëheqja e tij dhe më pas me votim do të vendoset dorëheqja po ose jo e tij, mendoj që nuk i kontribuon të mirës së LDK-së. Përkundrazi do të ketë dorëheqjeje tjera, përçarje, jo unitet dhe dihet çka na pret në të ardhmen.

Këtë mendim personal po e shprehi duke e dasht LDK-në, ku përveç që jam anëtar dhe rugovist i LDK-së prej themelimit dhe e vazhdoj këtë rrugëtim, e kam udhëhequr degën e LDK-së prej vitit 2000 deri në vitin 2019 dhe komunën e Kamenicës gjatë kohës 2000-2007 dhe 2009-2013.

Shpresoj për të mirën e LDK-së !

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.