UBT

Surdulli: LDK po vë në jetë skenarët ogurzi

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ashtu si e thamë dje, doli se protestat e djeshme të një grupi të qytetarëve të Zhegrës dhe fshatrave tjera të asaj ane, ishin me ngjyrime politike. Vet fakti i reagimit të sotëm të LDK-së në Gjilan, e cila i mbështet këto protesta, pavarësisht se në to pati fyerje, kërcënime dhe parulla tjera diskredituese për udhëheqjen legjitime të komunës.

Komuna e Gjilanit edhe njëherë ka reaguar ndaj degës së LDK-së e cila mbështeti kërkesat e zhegranëve. Në një reagim të zëdhënësit të komunës Shefik Surdulli thuhet se “Ne gjithsesi që kemi mirëkuptim për kërkesat legjitime të qytetarëve të Zhegrës sikurse të gjithë atyre, pa dallim, që kanë pakënaqësi eventuale rreth infrastrukturës rrugore dhe tjera, por assesi nuk kemi mirëkuptim për aso sjelljesh rrugaçërie siç i pamë dje nga disa prej pjesëmarrësve të kësaj proteste” thuhet në reagimin e zëdhënësit të komunës Shefik Surdulli.

Ndaj, LDK, që pretendon se është konstruktive dhe parti serioze, do të duhej që të njëjtën kohë të distancohej dhe të kërkoj falje publike për fyerjet, kërcënimet dhe nivelin e ulët të sjelljes së disa prej akterëve të saj që ishin pjesë e organizimit të protestës të kamufluar nën emrin e IQZ (Iniciativës Qytetare të Zhegrës). Madje, LDK (bashkë me organizatorin tjetër të protestës IQZ), veç tjerash, duhet sa më parë ta sqaroj publikun se ndaj kujt aq zëshëm u kërkua luftë, në protestën e djeshme.

Edhe një herë po e sqarojmë për publikun se, lidhur me kërkesat e qytetarëve të Zhegrës dhe të fshatrave përreth, kryetari i komunës iu ka përgjegjës ftesës dhe më 25 qershor, në mbrëmje, është takuar me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve në Zhegër dhe e ka sqaruar çështjen e rrugës dhe çështje të tjera që janë kërkesë e tyre.

Kryetari i Komunës, asnjëherë nuk i ka ikur ballafaqimit me qytetarë, pavarësisht dallimeve politike e të tjera, por përkundrazi, sa herë që ata kanë kërkuar takime me kryetarin e Komunës, ai nuk ka kursyer mundin as kohën për t’u ndodhë pranë qytetarëve vazhdon reagimi.

Mobi Casa

Duke folur për kërkesat Surdulli tha se kërkesat për investimet kapitale në lokalitetin e Zhegrës, komuna e ka të ndërtuar mirë agjendën e investimeve edhe këtu, po ashtu sipas prioriteteve. Por, jo sipas “agjendës” dhe kërcënimeve të LDK-së opozitare, e cila veç ka nisë realizimin e skenarëve, të paralajmëruar në konferencat e saja të fundit, për destabilizimin e situatës në Gjilan, për të cilën ajo mbanë përgjegjësinë.

LDK duhet të harroj njëherë e përgjithmonë se me skenarët ogurzi, nuk mund ta marr besimin e qytetarëve, por përkundrazi po i irriton ata tejmase. Dhe pikërisht në saje të kësaj “strategjie”, atë e rrëzuan përtokë qytetarëve .

LDK poashtu duhet të kërkoj falje qetarëve të Zhegrës, e cila për shtatë vit qeverisje i ka gënjye ata se do t’ua ndërtojë një shkollë të re, një zyre të vendit, as projekt kryesor të kanalizimit nuk kishin bërë, as të ujësjellësit, as ndriçimin publik, dhe përpos darkave e drekave me alamet ministra, në emër të ndërtimit të shkollës dhe të tjera nisma imagjinatave, dhe loja me ndjenjat e familjarëve të heronjve të anës së Karadakut, kurrë nuk bënë asgjë për këta njerëz.

Ndërsa ne, vetëm për tri vite, në Zhegër investuam, shkollën e re fillore, zyrën e ofiqarisë, asfaltuam rrugë në fshat, bëmë ndriçimin publik, ujësjellësi është në përfundim e sipër, ndërsa pritet që shumë shpejt shkollës së re t’i bashkëngjitet edhe ndërtimi i sallës së edukatës fizike, terrene sportive dhe projekte tjera kapitale për Zhegrën dhe vendbanimet tjera të asaj gryke. Së shpejti, do e hapim edhe pikën doganore në Stanqiq, për të cilën LDK vetëm ka imagjinuar për këto vite përfundon reagimi i Komunës./rajonipress/