Surdulli: LDK-ja po punon që në zgjedhjet e ardhshme të udhëheq me vendin
Gjilan – LDK tashmë e udhëhequr nga akademik Isa Mustafa, po punon që në zgjedhjet e ardhshme të udhëheq me vendin për të krijuar një mirëqenie dhe jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës. Në komunën tonë, nën udhëheqjen e LDK-së, kemi arritur suksese në rregullimin e infrastrukturë, renovimin e shkollave, ambulancave, ku në vitin e kaluar komuna e jonë ka zënë vendin e parë në krijimin e ambientit afarist për biznese ka thënë Surdulli.
Në organizim të Forumit Rinor të LDK-së dega në Kamenicë, të dielën është mbajtur një debat me të rinjtë e komunës së Kamenicës, ku prezent ishte edhe Kryetari i
degës së LDK-së njëherit edhe Kryetari i komunës, Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK-së, Armend Ibrahimi, Kryetari i Forumit të LDK-së, dega në Kamenicë sidhe mbi 200 të rinj nga komuna e Kamenicës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Kamenicë, Shaip Surdulli tha se Lidhja Demokratike e Kosovës e themeluar nga Presidenti historik i Kosovës dr Ibrahim Rugova, është parti me qëllimet më të mira e cila ka punuar dhe punon për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Kontributi i LDK-së është shumë i madh në çdo kohë, si në periudhën e mbijetesës, gjatë luftës dhe në fazën e ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe krijimin e institucioneve demokratike.
Surdulli ka thënë se nga puna e madhe e LDK-së dhe e presidentit historik Ibrahim Rugova, populli i Kosovës ka siguruar mbështetjen e faktorit ndërkombëtar e në veçanti atë të SHBA-së.” LDK tashmë e udhëhequr nga akademik Isa Mustafa, po punon që në zgjedhjet e ardhshme të udhëheq me vendin për të krijuar një mirëqenie dhe jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës. Në komunën tonë, nën udhëheqjen e LDK-së, kemi arritur suksese në rregullimin e infrastrukturë, renovimin e shkollave, ambulancave, ku në vitin e kaluar komuna e jonë ka zënë vendin e parë në krijimin e ambientit afarist për biznese.Në dy vitet të cilat ka udhëhequr PDK- ja, komuna ka stagnuar sepse ka pasur keqpërdorime të mëdha dhe keqmenaxhim të buxhetit komunal me të cilat po merret prokuroria dhe gjykatat, por ende si komunë ballafaqohemi me problemet dhe borxhet e trashëguara nga kjo keqqeverisje” ka thënë Surdulli.
Surdulli ka shtuar se gjatë kësaj periudhe kemi pasur një numër të madh të të rinjve në LDK, dhe pjesëmarrja juaj këtu fletë për fuqinë dhe për fitoren e sigurt të LDK-së.
Ndërsa, Armend Ibrahimi, Kryetar i Forumit Rinor të LDK-së, ka thënë se gjendja e të rinjve në Kosovë, është jo çfarë e dëshirojmë ne e pa perspektivë, ku çdo vit Kosovës i shtohen nga 6 000 të rinj të papunë, kemi një nivel të lartë të korrupsionit, radhitemi në vendet më të korruptuara dhe më të varfra, e kjo është pasojë e keq qeverisjes në nivel qendror.
Ibrahimi ka thënë se kjo gjendje duhet ndryshuar, e ky ndryshim vjen duke përkrahur Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku LDK do të udhëheq me qeverinë e vendit. “LDK-ja beson në zot, në familje, në vlera të kombit, në ekonominë e lirë të tregut, në shtet ligjor, të gjitha këto duhet të jenë fondamente të shoqërisë sonë”.
Kurse, Shkëlzen Krasniqi, Kryetar i Forumit Rinor të degës së LDK-së në Kamenicë, theksoj se si çdo herë edhe sot, jemi bartësit kryesor të proceseve të rëndësishme për të mirën e vendit tonë.”Ne do duhet të angazhohemi fuqishëm për ta ndalur këtë keqqeverisje që po e degradon dhe po i jep një imazh të keq Kosovës. Ne sot jemi për ndryshime, andaj të bashkuar me moton “ Ndryshimi nis me ty “, rinia e LDK-së të jetë prijëse e proceseve demokratike në një qeverisje të drejt, ligjore./rajonipress/


