Eko Higjiena

Surdulli kundër sjelljes tendencioze të disa mësimdhënësve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan -Kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli, është shprehur në mbledhjen e Kuvendit se sjelljet tendencioze të disa mësimdhënësve ndaj nxënësve kanë nxitur akte dhune ndaj tyre.

Ai i ka ftuar mësimdhënësit që ta ruajnë kryet dhe shpinën, nëse guxojnë të provokojnë situata.
“Sulmet fizike nuk mund t’i përjashtojmë. Edhe mua mundet me më prit dikush te dera tash edhe me më sulmua”, ka thënë Surdulli. Kur të punosh në mënyrë tendencioze, u shpreh më tej kryetari i komunës, duke iu referuar Mirsad Bashës dhe disa kolegëve të tij profesorë, atëherë çdo gjë mund të ndodh.
“Basha dhe disa profesorë të tjerë në mënyrë tendencioze kanë thurrur plane për t’i ngelë disa femra të shkollës së mesme. Edhe unë kam punuar dhe vazhdoj të punoj në arsim. Nxënësi nuk guxon të ngelet, por duhet të mësohet e ti jepet vullnet për mësim”, theksoi Surdulli.

FIDANISHTJA

Dhuna në institucione shkollore nxiti debat në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kamenicës. Drejtoresha e Arsimit, Fahrije Kryeziu, deklaroi se Kamenica qëndron relativisht mirë në krahasim me komunat e tjera sa i përket sigurisë në shkolla.

Këshilltarja e PDK-së, Sadushe Agaj, pohoi se niveli i dhunës nëpër shkolla po bëhet dukuri. Sipas saj, ky është një problem serioz me të cilin duhet të merren të gjithë.
“Së fundi kemi pasur katër, pesë raste të sulmeve fizike ndaj profesorëve, gjë e cila ndikon edhe në uljen e kualitetit dhe kriteriumit nëpër shkolla”, tha Agaj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.