Surdulli kërkon prezencë të KFOR-it përgjatë vijës kufitare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Shaip Surdulli në takim me KFOR-in amerikan ka folur për paqartësinë e vijë kufitare në kufi me Serbinë në fshatin Karaqevë. Ajo pjesë është e Kosovës dhe në kërkojmë që KFOR-it të jetë prezentë atje ka shtuar Surdulli.

Kryetari i Komunës së Kamenicës në një takim që ka pasur me zyrtarët e rinj të KFOR-it amerikan ka folur edhe njëherë për problemet që sjellë vija kufitare në Karaqevë.

Surdulli në takim me kapitenin Brajant, i cili do ta udhëheq njësinë e KFOR-it LMT- 1, të Kamenicës i shoqëruar edhe nga ish udhëheqësi i kësaj njësie togeri Reger ka thënë se ende ka paqartësi në vijën kufitare me Serbinë në fshatin Karaqevë. “Ne shpesh atje kemi shqetësime të banorëve të brezit kufitarë sepse xhandarmëria serbe bie në rrugën e asfaltuar, e cila është pjesë e Kosovës ” ka sqaruar Surdulli.

Uji Dea

“Për shkak se ajo pjesë sipas dokumenteve kadastral është pjesë e Kosovës unë kërkojë nga ju që patrullat e KFOR-it të jenë prezentë atje” ka thënë Surdulli.

Surdulli, i shprehu falënderim togerit Reger, për bashkëpunimin shumë të mirë që ka pasur me të, si edhe i dëshiroi mirëseardhje kapitenit Bryant, njëherit i uroj suksese në detyrën e re.

Nga ana e tij togeri Reger u falënderua për bashkëpunimin e mirë që e ka pasur me komunën e Kamenicës , gjegjësisht me kryetarin dhe strukturat tjera komunale ./rajonipress/