Fundamenti

Surdulli kërkon mbështetje më të madhe nga niveli qendrorë

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Surdulli ka thënë se ana e Kamenicës dhe e Gjilanit në një far forme me projekt buxhetin e vitit të kaluar kanë qenë jashtëzakonisht të dëmtuara, kurse të favorizuar kanë qenë dy komunat e qendrës së Kosovës.

Shaip Surdulli ka pritur të martën deputetin e Kuvendit të Kosovës Haki Demollin i shoqëruar nga Vesel Latifi dhe Selatin Novosella.

Në këtë takim deputeti i komunës së Kamenicës Haki Demolli është informuar për të gjitha proceset e zhvilluara në komunën e Kamenicës si dhe me shqetësimin e udhëheqjes komunale , për shkak të ndarjes jo të drejt të buxhetit për këtë komunë.

Deputeti Haki Demolli tha se kam qenë i interesuar që para aprovimit të ligjit mbi buxhetin që të shohim më saktësisht se çka mund të kërkohet, cilat janë prioritetet , projektet, punët e juaja në mënyrë që t`i përcjellim në Kuvend. Të bëjmë një lloj lobimi me deputetet tjerë të cilët janë me origjinë nga Kamenica edhe pse i përkasin partive tjera.

Po ashtu , Demolli ka thënë se ” arsyeja pse ne jemi këtu është pikërisht mos ndarja në mënyrë të drejtë apo buxhetit për investime kapitale ’’. Ana e Kamenicës dhe e Gjilanit në një far forme me projekt buxhetin e vitit të kaluar kanë qenë jashtëzakonisht të dëmtuara, kurse të favorizuar kanë qenë dy komunat e qendrës së Kosovës.

Mobi Casa

Shaip Surdulli tha se, ne po mundohemi që me buxhetin e komunës ,dhe me grandin e qeverisë që i ndahet çdo komune të shfrytëzojmë ato mjete sa ma racionalisht. “Kuvendi komunal po funksionon mirë, po ashtu shërbimet e administratës e sidomos të ofiçarisë , ato kadastrale, si dhe është ngrit niveli i arsimit” etj.

Sa i përket projekteve Surdulli tha se është duke u punuar rreth përmirësimit të infrastrukturës , në qytet dhe fshatra , renovime të shkollave , ambulancave , kanalizimeve ,rregullimi i përroit të Rubocit etj.

Objekti i ri i komunës është në përfundim e sipër ,besojmë që në këtë vit do të përfundojë , ky projekt i investuar nga Komisioni Evropian. Po ashtu objekti i palestrës sportive ka filluar në vitin 2004 dhe ende nuk është përfunduar , puna është zvarritur për shkak se Ministria për Kulturë , Rini dhe Sport , nuk ka ndarë buxhet të mjaftueshëm .
Surdulli po ashtu tha se buxheti komunal është i vogël për t`i realizuar këto projekte të mëdha .

Gjithashtu në këtë takim kanë folur edhe Drejtori i Administratës Enver Ajvazi , Drejtoresha e Arsimit Fahrije Kryeziu , dhe këshilltari komunal Fatmir Krasniqi./rajonipress/