RCCOLA

Surdulli : Kamenica e qet dhe nën kontroll

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Shaip Surdulli në takimin që ka pasur me drejtorin regjional të OSBE-së zotin Ulrich Biffar e ka vlerësuar të qetë dhe nën kontroll situatën e sigurisë në këtë komunë.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka pritur të martën drejtorin Regjional të OSBE-së Ulrich Biffar me bashkëpunëtorë. Ky ishte një takim i rregullt që mban drejtori regjional i OSBE-së me kryetar të komunave të regjionit.

Ndryshe Surdulli duke folur për çështjen e sigurisë në komunën e Kamenicës tha se ajo është mjaft e qetë dhe nën kontroll.

Mobi Casa

Në takim ndër të tjera është biseduar edhe për ndërtesën e re të komunës në të cilën kanë ngecur punime. “Shpresoj që të fillojnë sa ma shpejt punimet dhe të kalojmë në ndërtesë të re komunale” ka thënën kreu komunal.

Surdulli dhe Biffar kanë folur edhe për përkrahjen e grupit jo-formal të grave në këtë komunë. Surdulli ka folur pozitivisht për këtë çështje, duke treguar se ky grup ka edhe buxhetin e tyre, dhe për këtë viti iu është ndarë një shumë e mjeteve financiare me të cilat gratë mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre.

Ndërkaq Ulrich Biffar ka falënderuar Surdullin për bashkëpunim të ndërsjellë, veçanërisht për ndihmën që i ka dhënë ekipit komunal të OSBE-së për përkrahje të vazhdueshme. /rajonipress/