Surdulli: Ka ikur koha e parave në xhepa e me shumë xhirollogari të komunës

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit, me konstatimet e Auditorit të Përgjithshëm është njëra ndër komunat me performancë më të mirë në nivelin vendi. Këtë e dëshmon edhe ky raport për ata që dinë të lexojnë thotë Shefik Surdulli.

Zyra për informim e Kuvendit Komunal ka reaguar ndaj akuzave të LDK-së të bërë një ditë më herët . Shefik Surdulli përgjegjës për informim duke cituar Nuhi Nuhiun, Fadil Osmanin e Hatixhe Dakun ka thënë se Zijadin Maliqi duhet ta kuptoj se ka kaluar koha kur paraja e qytetarit, që tash po i dhimbset aq shumë, mbahej në gjepa të drejtorit për Buxhet e Financa. Gjithashtu ka ikur koha kur në pushtetin e LDK-së, komuna kishte 2 xhirollogari.

“Ndërsa tash me ne, çdo gjë është transparente dhe qytetari ka qasje të lehtë edhe në raportin e auditorit gjeneral. Poashtu, edhe raportet financiare tani janë 3 mujore, 6 mujore, 9 mujore dhe Raporti përfundimtar vjetor. Ky raport është dhënë në mars të këtij viti, për vitin 2011, në të cilin janë paraqitur, si të hyrat poashtu edhe shpenzimet dhe asgjë në xhep nuk na ka mbet. Kurse në çdo 15 të muajit raportohen obligime në thesar, dhe pa paraqitje të tyre në këto obligime nuk mund t’i shlyejmë” ka sqaruar Surdulli.

Sipas tij Zijadin Maliqi kur e ka dorëzuar pushtetin pse nuk la një shënim për shpronësimin të rruga Qarkore e jugut. Që nga viti 2004, kishte mbet ky obligim e ne sot paguajmë “haraq” dhe atë me kamatë prej 102.000 euro dhe 234.000.00 euro. Komunës ky shpronësim i ka kushtuar 336.000.00 euro” ka deklaruar drejtori për Buxhet dhe financa, Nuhi Nuhiu, i cili ka sqaruar edhe të dhënat e auditorit gjeneral. “Lidhur me Rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm, edhe këtu Maliqi nuk e thotë të vërtetën, sepse në faqen 13 të këtij Raporti (besojmë se z. Maliqi e ka të njëjtin raport si ne), thuhet: “Nga 9 rekomandimet, 2 plotësisht janë adresuar, 4 rekomandime pjesërisht janë përfill – adresuar, kurse 3 rekomandime nuk janë plotësuar. Pra, kjo është e vërteta, e jo ashtu siç pretendon me pompozitet z. Maliqi i LDK-së.

Te tatimi në pronë, inkasimi ka qenë në harmoni me planifikimin, kurse për 4 vite të menaxhimit inkasimi është bërë 3.500.000.00 euro, nga totali i inkasimit nga viti 2003. dmth, në kohën e LDK-së, inkasimi për 4 vite ka qenë 1.500.000.00 euro. Ja, ky është efikasiteti i qeverisjes së LDK-së së z. Maliqi.

Obligimet e tatimit në pronë janë nga qeverisja e mëhershme, por auditorët na i adresojnë neve dhe duhet bërë inkasimin e më hershëm.

Edhe te taksa e bizneseve për çdo vit ne gjithashtu inkasojmë edhe obligimet e mbetura nga koha e LDK-së. Por auditori na jep vërejtje edhe për mos punën e të tjerëve që duhet ta kompensojmë.

Mobi Casa

Ndërkaq te qiraja, problem paraqet çmimi qesharak i dhënë për qera te objektet e komunës, që i është dhënë personave thuaja fal” ka demantuar Maliqin, drejtori i Buxhetit dhe Financave Nuhi Nuhiu

Ndërsa menaxheri i Projekteve Fadil Osmani ka thënë se “gjatë karrierës së vet, LDK asnjëherë nuk e kishte kaluar 100 shin e proceseve të prokurimit në vit. Ndërsa në mandatin e PDK-së, për secilin vit, tejkalohet katërfishi i procesit të prokurimit krahasuar me atë të pushtetit të LDK-së.

Vonesat dhe aspekte tjera periferike, në ekonomi janë aspekte teknike. Projektet që i përmend LDK-ja, si rruga “Halim Orana”, ajo nuk është “sokak” por është një rrugë e nivelit evropian, që LDK në historinë e saj qeverisëse nuk kishte arrit të asfaltoj asnjë rrugë të këtij niveli.

Vonesat janë pjesë e projektit që nuk kanë të bëjnë me keqmenaxhim siç pretendon LDK përmes ish menaxherit të prokurimit Zijadin Maliqi.

Tek borxhet, Maliqi edhe pse e kupton mirë dallimin mes çmimit të kontratës dhe punëve të kryera në terren, e “ngatërron” për të manipuluar se kinse Komuna ka shumë borxhe, e që realisht janë punë të pakryera. Nuk ka asnjë rast të vetëm që është paguar pa u krye puna.

Kurse lidhur me komisionet e mbikëqyrjes dhe pranimit, drejtoresha e Prokurimit Hatixhe Daku, ia ka rikujtuar Maliqit se edhe në kohën kur ka qenë ai drejtor i Buxhetit dhe menaxher i prokurimit, komisionet e mbikëqyrjes dhe pranimit teknik, janë kompensuar në të njëjtën mënyrë, e që edhe atëherë ka qenë në fuqi ligji i prokurimit për të cilin flet ai, vetëm se atëherë ka qenë një rreth i ngushtë i personave të cilët janë caktuar në këto komisione./rajonipress/

Mund të ju interesoj: