UBT

Surdulli: Janë realizuar projekte të kapshme gjatë vitit 2012

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm në punë, jo vetëm të kuvendit e komitetit, por edhe të administratës komunale, si shpërblim kemi marrë edhe nga USAID-i, por edhe nga UNDP-ja, dhe jemi rendit një ndër komunat më të suksesshme. Kemi marrë mirënjohje për transparencë, mirënjohje për ofrimin e kushteve më të mira afariste në nivel të Kosovës si komunë tha ndër të tjera Shaip Surdulli.

Në mbledhjen e sotme dhe të fundit për këtë vit, të gjitha pikat e parapara janë miratuar. Tek raporti i punës së KPF-së dhe KK-së për periudhën janar-nëntor 2012, foli edhe Kryesuesi i Kuvendit komunal Enver Mavriqi ku tha se ne bashkërisht kemi punuar, kontributi ka qenë i përbashkët i të gjitha sukseseve që kemi pasur për këtë vit.

“Kemi mbajtur gjithsej dymbëdhjetë seanca të rregullta dhe një seancë të jashtëzakonshme, e që është maksimumi i planit vjetorë të Kuvendit Komunal, i kemi mbajtur dymbëdhjetë mbledhje të Komitetit për Politikë e Financa e që obligative janë dhjetë” tha ndër të tjera Mavriqi.

Ai tha se jemi shpallur edhe kuvendi më transparent në Kosovë, por pa i përjashtuar edhe sfidat, që ka çdo kuvend, çdo institucion, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

RCCOLA

Ndërsa, Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, falënderoj Kryesuesin dhe delegatët për bashkëpunimin e mirë. “Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm në punë, jo vetëm të kuvendit e komitetit, por edhe të administratës komunale, si shpërblim kemi marrë edhe nga USAID-i, por edhe nga UNDP-ja, dhe jemi rendit një ndër komunat më të suksesshme. Kemi marrë mirënjohje për transparencë, mirënjohje për ofrimin e kushteve më të mira afariste në nivel të Kosovës si komunë” tha ndër të tjera Surdulli.

Ai tha se gjatë këtij viti janë realizuar shumë projekte që janë të dukshme, të pashme dhe të prekshme edhe në qytet dhe fshatra, por ka mbet ndonjë projekt për të vazhduar vitin e ardhshëm.“ Sa i përket buxhetit është shfrytëzuar racionalist , e sidomos ai nga granti i qeverisë, dhe nuk besoj se do mbetet suficit, po ashtu është bërë edhe aprovimi për buxhetin shtesë të komunës së Kamenicës prej 250 mijë euro nga Ministria për Financa. Në bashkëpunim me buxhetin dhe zyrën e prokurimit janë caktuar prioritetet për me shfrytëzue atë buxhet. Ndërkaq, nga Komisioni Evropian është aprovuar edhe ndërtimi i shkollës së mesme në fshatin Rogaçicë” ka thënë Surdulli.

Për raportin e punës së KPF-së dhe KK-së për periudhën janar-nëntor 2012, folën edhe delegati Besnik Rrudhani nga LDK, Sadushe Agaj e Bajram Dërmaku nga PDK dhe Fatmir Krasniqi nga AAK./rajonipress/

Mund të ju interesoj: