RCCOLA

Surdulli i uron fitoren Qëndron Kastratit

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Jam krenarë që këto zgjedhje përfunduan demokratike dhe të lira, pa incidente. I uroj z. Qëndron Kastratit fitoren dhe i dëshiroj suksese në mandatin katër vjeçare ka shkruar Shaip Surdulli.

Postimi i plotë i Shaip Surdullit

RCCOLA

Qytetarë të Kamenicës,
Faleminderit për rrugëtimin e përbashkët ndër vite. Besimi i ndërsjellt që e kemi pasë dhe e kemi, më ka obliguar të marrë përgjegjësi në sfida të ndryshme.
Faleminderit që votuat dhe besuat në programin tonë qeverisës.
Faleminderit të gjithë strukturave të koalicionit, posaçërisht LDK dega në Kamenicë për angazhimin e palodhshëm që fatkeqësisht nuk u shpërblye me fitore, por të jeni faqebardhë për një fushatë të pastër që e keni zhvilluar përkundër propagandave befasuese nga ana tjetër.
Jam krenarë që këto zgjedhje përfunduan demokratike dhe të lira, pa incidente.
I uroj z. Qëndron Kastratit fitoren dhe i dëshiroj suksese në mandatin katër vjeçare.
Faleminderit të gjithëve dhe ju dëshiroj suksese në jetën tuaj ka shkruar Surdulli./rajonipress/