Mobi Casa

Surdulli: Harta duhet të korrigjohet

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Deri para një viti kanë ardhur xhandarmëria te rruga e asfaltuar, por ka një vit që nuk kanë dal në rrugën e asfaltuar, si duket KFOR-i është marrë vesh me ta që mos me ra më në rrugën e asfaltuar. Të zgjidhet problemi duke u korrigjuar ajo hartë. Së paku me u mbajtur situata nën kontroll, që banorët e fshatit Karaçevë, mos të shqetësohen, ngase shpesh ka ndodh që të shqetësohen me frikën se po bllokohet ajo rrugë edhe për kalimin e lirë të qytetarëve me automjete apo në këmbë “ tha Surdulli.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka pritur Roland Gustafsson LMTCC Coordination Officer me bashkëpunëtorë. Ata u interesuan për gjendjen e sigurisë në komunën e Kamenicës.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka thënë se në fshatin Karaçevë, KFOR-i dhe policia, nuk kanë qasje në një pjesë të rrugës së asfaltuar që kontestohet me një hartë që përdoret, përndryshe argumentet janë që ajo pjesë është pjesë e Kosovës e jo e Serbisë, por nuk e di se si ka ndodhur kjo me marrëveshjen e Kumanovës.

“Deri para një viti kanë ardhur xhandarmëria te rruga e asfaltuar, por ka një vit që nuk kanë dal në rrugën e asfaltuar, si duket KFOR-i është marrë vesh me ta që mos me ra më në rrugën e asfaltuar. Të zgjidhet problemi duke u korrigjuar ajo hartë. Së paku me u mbajtur situata nën kontroll, që banorët e fshatit Karaçevë, mos të shqetësohen, ngase shpesh ka ndodh që të shqetësohen me frikën se po bllokohet ajo rrugë edhe për kalimin e lirë të qytetarëve me automjete apo në këmbë “ tha Surdulli.

Fundamenti

Përndryshe në mungesë të qasjes së drejtpërdrejt të KFOR-it dhe të Policisë, aty dyshohet se zhvillohet kontrabandë e mallrave.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, si çështje me rëndësi për qytetarët e dy komunave fqinje tha se do të ishte hapja e një pike kufitare mes komunës së Kamenicës dhe asaj të Medvegjës në vendin e quajtur “ Kapi “ .

“Ne kemi bërë edhe një kërkesë tek Ministria e Punëve të Brendshme qe dy vite, mirëpo ende nuk është marrë ndonjë përgjigje, jemi në dijeni që kjo nuk varet vetëm nga pala Kosovare, por edhe nga ajo serbe”.

Ai tha se në komunën e Kamenicës kemi bashkëpunim të mirë me komunitetin pakicë, dhe nuk kemi probleme. Gjithashtu, i njoftoi përfaqësuesit e KFOR-it, se gjatë vitit 2012 janë realizuar shumica e projekteve të planifikuara. Përfaqësues të KFOR-it, falënderuan Kryetarin për mikpritjen e bërë dhe bashkëpunimi i mirë do të vazhdoj edhe në të ardhmen./rajonipress/