UBT

Surdulli: Gjilanin nuk do ta qeverisin llafazanët e qejflinjtë

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Zgjedhjet komunale nuk janë shumë larg kur secili dhe secila parti ka rastin të matet, sepse këtë ia lejon demokracia, dhe, edhe aty mund ta shoh “Vetëvendosje” se në çfarë derexhe ka rënë ajo, ndërsa gjithë parametrat thonë se Gjilanin nuk do ta qeverisin llafazanët e qejflinjtë, që në të gjitha zgjedhjet “korrën” vetëm humbje ka thënë Shefik Surdulli.

Zyrtarët komunal kanë ironizuar me kërkesën e Vetëvendosjes për dorëheqjen e Qemajl Mustafës. Shefik Surdulli zëdhënës i komunës tha se derisa sot dëgjuam ëndrrat dhe dëshirat e fëmijëve në ditën ndërkombëtare të tyre, veç tjerash, dëshirën për t’u bërë kryetar, president e kryeministër, për koincidencë, këso dëshirash shpërfaqi sot edhe “Vetëvendosja” e Gjilanit.

“Çdo ditë kur zgjohemi, ne nuk presim tjetër nga Vetëvendosje, përpos shpërfaqjes së dëshirës së saj për rrëzimin e pushtetit, ndërsa në demokraci dihet se si ngritën pushtetet dhe si bien ato” ka thënë Surdulli në reagimin e tij.

Kryetarit të Komunës së Gjilanit mandatin nuk mund t’ia merr Vetëvendosja në Gjilan ,por vetëm ai që ia ka dhënë këtë mandat – qytetarët e komunës së Gjilanit. Sa i përket shqiptimit të dënimit nga ana e Gjykatës për Kundërvajtje, me gjobë prej 700 eurosh për kryetarin e komunës së Gjilanit asnjë obligim tjetër nuk paraqet, pos pagesës së kësaj gjobe, të cilën kryetari i Komunës e ka bërë menjëherë.

Se si ka ardhur deri te kjo, kryetari i Komunës me kohë dhe me transparencë të plotë e ka sqaruar në publik. Edhe këtë akt “Vetëvendosje” e merr si pretekst për të vazhduar me kërkesat e saja që sheshazi janë tendencioze dhe të lidhura me inate dhe të cilat përpos konsumit të brendshëm të “Vetëvendosjes”, dhe daljes në Televizor, nuk kalojnë kufij tjetër.

Uji Dea

Surdulli duke sqaruar rreth marrëveshjes së Partneritetit Publiko Privat për Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Higjiena” në Gjilan, mes kryetarit të Komunës dhe Kompanisë austriake “Moser grup”, ka thënë se kjo marrëveshje është epilogu i një procesi që ka zgjatur rreth dy vite dhe si i tillë i ka kaluar të gjitha procedurat ligjore në përputhje të plotë me ligjin mbi partneritetin Publiko-Privat përmes grupeve punuese e Komisioneve të Kuvendit, të aprovuara edhe nga Kuvendi Komunal i Gjilanit.

Kjo punë është bërë hapur dhe me transparencë të plot për publikun, spektrin politik, Shoqërinë Civile, mediet etj.

“Vetëvendosje” me këto paraqitje “pompoze” të “xhumave”, nuk mund ta zbehë imazhin e mirë të Komunës të krijuar nga kjo qeverisje e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës me koalicionin qeverisës dhe Qemajl Mustafën në krye të Komunës.

Komuna e Gjilanit vazhdon të jetë e para në Kosovë me qeverisje vërtetë demokratike pothuajse në të gjitha fushat dhe pikërisht këto suksese janë bërë halë në sy për lëvizjen “Vetëvendosje” në Gjilan.

Zgjedhjet komunale nuk janë shumë larg kur secili dhe secila parti ka rastin të matet, sepse këtë ia lejon demokracia, dhe, edhe aty mund ta shoh “Vetëvendosje” se në çfarë derexhe ka rënë ajo, ndërsa gjithë parametrat thonë se Gjilanin nuk do ta qeverisin llafazanët e qejflinjtë, që në të gjitha zgjedhjet “korrën” vetëm humbje./rajonipress/