Eko Higjiena

Surdulli: Gjatë mandatit tim do të përkrahen të rinjtë dhe sporti

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Shaip Surdulli po takon çdo ditë grupe, klube, shoqata, OJQ rinore me të cilët ka folur hapur për preokupimet e tyre. Surdulli ka thënë se gjatë mandatit të tij katër vjeçar do të ketë subvencione dhe do të përkrahen rinia dhe sporti në përgjithësi.

“Suksese klubit të futbollit “Dardana” të Kamenicës dhe gjithë klubeve tjera sportive të komunës së Kamenicës janë për çdo lavdëratë. E kuptoj që për katër vite që po i lëmë pas, sporti dhe shumë çka tjetër kanë qenë në gjendje të vështirë dhe të pa përkrahura nga institucioni i komunës, për dallim më pozitiv gjatë mandateve tona qeverisëse të komunës. Gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar do të subvencionohen shumë më shumë klubet sportive” ka shkruar Surdulli.

Uji Dea

Surdulli gjithashtu ka takuar edhe të rinjtë e fshatit Kopërnicë, për të cilët thotë se po shtohen çdo ditë në përkrahje të fitores së 19 nëntorit 2017./rajonipress/