UBT

Surdulli: “Fortesa” po manipulon me publikun

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shaip Surdulli për rajonipress thotë se ai si kryetar komune asnjëherë nuk është përzier në punën e Asamblesë Komunale. Kuptohet unë jam kryetar komune dhe jam pjesë e punës sepse vendimet që merr Kuvendi duhet ne t`i zbatojmë, por asnjëherë nuk jam përzier në vendimet e saja. Fortesa po manipulon me opinionin thotë ai.

Kreu i Komunës Shaip Surdulli nuk pajtohet me konstatimet dhe kritikat që ka dhënë ditëve të fundit OJQ “Fortesa” se gjoja ai po përzihet dhe po ndikon në punën e Asamblesë Komunale. Surdulli për rajonipress tha se OJQ”Fortesa”është një OJQ e grave, të cilën e udhëheq Sanije Jahiri, që vepron në komunë qe disa vite, ku gjen vend të merituar me aktivitetet e veta në komunë.

Sipas tij në vitin e kaluar kjo OJQ e ka realizuar një projekt që është financuar nga komuna, në kuadër të projektit për OJQ-të e komunës. Mirëpo në reagimin e tyre më habit fakti që paraqitet një djalë me emrin Amir Jakupi i cili është punëtor i një mediumi lokal e që shefin e vet e ka në AKR.

“Pra duke i shikuar këto lidhje, nuk është vështirë të konstatohet se kjo OJQ promovon një subjekt tjetër politikë ndërsa gjen kohë e mënyra të ndryshme për ta kritikuar e akuzuar komunën, dhe kryetarin e saj” etj.

Mobi Casa

Surdulli duke sqaruar pozicionin e tij në raport me Asamblenë Komunale tha se ai e përcjell mbarëvajtjen edhe të Kuvendit Komunal dhe se aty është për të dhenë ndonjë përgjigjeje në rast pyetje nga delegatët e kuvendit komunal, të raportoj për punën e administratës komunale, për mbarëvajtjen e projekteve, por edhe të reagoj nëse ndodh ndonjë lëshim procedural, sikur që ka qenë rasti me pikën nr 4 të rendit të ditës për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për ndërtimin e një ure nga një person privat nga Gjilani, qe kjo pikë ka dalur aty për aty në mbledhjen e komitetit për politikë dhe financa e propozuar nga një delegat, por që anëtarët e komitetit të papërgatitur për shqyrtimin e kësaj pike, e kanë percjellur për shqyrtim në mbledhje të kuvendit komunal.

Por sipas Surdullit ka pasur delegat që kanë pasur vërejtje që kjo pikë është e pa vend të shqyrtohet në kuvend. Këtë vërejtje e ka pasur edhe kryesuesi i Kuvendit komunal, si dhe unë kryetari duke dhënë sqarime se mungojnë disa dokumente bazë nga shërbimet e urbanizmit dhe Kadastrit, prandaj është dashtë me u heq nga rendi i ditës, sikur që ka ndodhur nga Kuvendi komunal, edhe pse pa ndonjë arsyeje delegatët e PDK-së dhe AKR-se e lëshuan mbledhjen. Me siguri që kinse me tërhequr vëmendjen para qytetarëve se po ofrohen zgjedhjet komunale tha Surdulli.

“Andaj me përgjegjësi të plotë institucionale mund të them se kryetari i komunës asnjëherë nuk ka ndikuar e as që do të ndikojë në punën e legjislativit. “Kuptohet unë jam kryetar komune dhe jam pjesë e punës sepse vendimet që merr Kuvendi duhet ne t`i zbatojmë, por asnjëherë nuk jam përzier në vendimet e saja. “Fortesa” po manipulon me opinionin” tha Surdulli./rajonipress/