Fundamenti

Surdulli: Formimi i Komunës së Rogaqicës, me qëllime jo të mira politike

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shaip Surdulli tha për rajonipress se nuk as kushte e as arsye që të formohet komuna e re e Rogaqicës sepse realisht kjo iniciativë nuk ka as qëllime të mira politike për shtetin e Kosovës.

Iniciativa e krerëve të tetë (8) bashkësive lokale të rajonit të Kamenicës për ta bërë Rogaqicën komunë , nuk ka gjetur përkrahjen e njeriut të parë të Kamenicës.

Shaip Surdulli tha për rajonipress se kjo iniciativë është vetëm dëshirë e njerëzve për tu arritur ky qëllim, por kjo mund të jetë vetëm dëshirë sepse nuk ka as kushte, as arsye e as qëllime të mira politike për shtetin e Kosovës.

Surdulli tha se ata që ndërmarrin iniciativa të tilla duhet të kenë kujdes të madh sepse nuk mund të tërheqin paralele të njëjta me formimin e disa komunave të vogla e që janë bërë sipas planit të Ahtisaarit. “Komunat e vogla të krijuara sipas planit të Ahtisaarit kanë qenë kushtëzim i bashkësisë ndërkombëtare për statusin e Pavarësisë së Kosovës ‘ tha Surdulli.

Pak ditë më parë u bë publike iniciativa e tetë kryetar të bashkësive lokale që Rogaqica të bëhet komunë në vete. Fshatrat Hodonovc, Muqivërcë, Novosellë, Dajkovc, Poliqkë, Karaqevë e Epërme dhe e Poshtme, Novosellë, Shipashnicë , Rogoqicë, Lajqiq janë pajtuar dhe kanë nënshkruar iniciativën e cila edhe i është dorëzuar të gjithë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

ARKATANA

Selver Lenjani njëri nga iniciatorët ka deklaruar për rajonipress se Rogoqica i plotëson të gjitha kushtet të jetë komunë e re. “Rogaqica ka biznese, ka numër të madh të banorëve, mbi 15 mijë dhe ka resurse natyrore për zhvillimin e saj”.

Lenjani mendon se Rogaqica mund të zhvillojë ekonominë, bujqësinë, pastaj ka rini të shëndoshë dhe ka kuadro të afta e profesionale.

Sipas Lenjanit themelimi i komunës së re të Rogaqicës mund të ndikojë pozitivisht edhe për brezin kufitarë dhe do të ndihmojë popullatën e kësaj ane që mos të boshatiset. “Komuna e re do të ndihmojë ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të kësaj pjese” .

Një delegacion i përbërë nga tetë kryetar të bashkësive lokale tashmë kërkesën për tu bërë Rogaqica komunë e re ia kanë dorëzuar edhe Hashim Thaçit, Atifete Jahjagës, Jakup Krasniqit dhe Sllobodan Petroviqit./rajonipress/