Kamenicë – Shaip Surdulli pas koalicionit që bëri me AKR e PDK po merr mbështetje të vazhdueshme nga të gjitha shtresat. Surdulli nga këto takime thotë se po e sheh vullnetin e pandalshëm të qytetarwve për të fituar në balotazh.
Shaip Surdulli ka thënë se në Busavatë po vërehet fitorja e Koalicionit LDK-AKR-PDK, sepse po marrim mbështetje të fuqishme për Kryetarin e ardhshëm të Kamenicës.
“Në të gjitha takimet me strukturat e përbashkëta po edhe në lagje, nëndegë e degë po vërehet vullneti qytetarë i pandalshëm dhe nga ky entuziazëm e shoh se fitorja e Lidhjës është e pashmangshme” ka thënë Shaip Surdulli./rajonipress/