Eko Higjiena

Surdulli : Fëmijët meritojnë kushte më të mira

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me të vërtet jemi të gëzuar që jemi në këtë ambient të bukur, të ngrohtë, të pastër me kushte të mira për punë. Këta fëmijë të bukur që janë ardhmëria jonë i meritojnë këto kushte, por meritojnë përkujdesje edhe më të madhe tha Surdulli.

Sot, në institucionin parashkollor “ Filizat “ në Kamenicë, është bërë inaugurimi i ngrohjes qendrore. Në këtë përurim i pranishëm ishte edhe Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, drejtorët e drejtorive komunale si dhe përfaqësues të tjerë institucional.

Drejtoresha e IP “ Filizat “ Shyhrete Kastrati, tha se merita kryesore i takon kryetarit, ajo falënderoj edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit Fahrije Kryeziun, si dhe delegatët e Kuvendit komunal, të cilët i kanë dhënë mbështetje kërkesës për rregullimin e nxehjes qendrore. “ Fëmijët që rritën në këtë institucion në çdo stinë të vitit na sjellin ngrohtësi neve të rriturve. Ky vit ishte shumë i suksesshëm për ne ngase në këtë stinë të ftohtë të dimrit ne të rriturit u munduam t’u sjellim ngrohtësi fëmijëve” tha Kastrati, duke konsideruar si një vit të përfunduar me sukses.

Eco Higjiena

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, uroj realizimin e këtij projekti. “ Me të vërtet jemi të gëzuar që jeni në këtë ambient të bukur, të ngrohtë, të pastër me kushte të mira për punë. Këta fëmijë të bukur që janë ardhmëria jonë i meritojnë këto kushte, por meritojnë përkujdesje edhe më të madhe” tha kryetari Surdulli.

Surdulli tha se do t’i ketë parasysh edhe nevojat tjera që i ka ky institucion. Surdulli, edhe një herë uroj stafit vitin e ri, duke i dëshiruar shumë suksese edhe në të ardhmen. Në fund, nga fëmijët u kënduan disa këngë si dhe për fëmijët shpërndan dhurata. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.