Uji Dea

Surdulli e Ymeri në konferencën për promovim të investimeve

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli dhe ai Novobërdës Bajrush Ymeri, kanë marrë pjesë në konferencën Rëndësia e Qeverive Lokale në Promovimin e Investimeve dhe Mbajtjen/Zgjerimin e Bizneseve organizuar nga projekti i USAID-it për qeverisje lokale, Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive.

Zyrtarët e lartë rajonal morën pjesë në Konferencën “Rëndësia e Qeverive Lokale në Promovimin e Investimeve dhe Mbajtjen/Zgjerimin e Bizneseve” organizuar nga USAID Projekti DEMI

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli dhe ai Novobërdës Bajrush Ymeri, kanë marrë pjesë në konferencën Rëndësia e Qeverive Lokale në Promovimin e Investimeve dhe Mbajtjen/Zgjerimin e Bizneseve organizuar nga projekti i USAID-it për qeverisje lokale, Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive.

Konferenca u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Agjencinë për Promovimin e Investimeve në Kosovë (APIK).

Fundamenti

Në konferencë u diskutua roli që mund të luajnë qeveritë lokale në promovimin e investimeve dhe në lehtësimin e mbajtjes dhe zgjerimit të bizneseve. Konferenca gjithashtu ofroj udhëzime komunave dhe qeverisë nacionale në promovimin e investimeve në komunat e tyre. Një tjetër synim i konferencës ishte edhe që të vendoset koordinim dhe bashkëpunim më i ngushtë në mes të agjencive qendrore dhe qeverisë në tërheqjen e investimeve dhe zgjerimin e bizneseve ekzistuese.

Në mesin e folësve gjatë konferencës ishin edhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila; Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Besnik Osmani, Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli dhe Kelly Degnan, e ngarkuara me punë, Ambasada e SHBA-së.

Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive e USAID-it punon me komunat partnere për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve komunale, ngritjen e transparencës, promovimin e zhvillimit ekonomik lokal dhe ngritjen e inkasimit të të hyrave vetanake.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ka ofruar mbështetje ekonomike dhe humanitare në tërë botën për më shumë se 50 vite./rajonipress/