Fundamenti

Surdulli e quan tendencioz raportin e GAP-it

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shaip Surdulli tha se raporti i GAP-it për komunën e Kamenicës në përgjithësi është raport tendencioz dhe jo qëllim mirë sepse në shumicën e rasteve shprehet në mënyrë paushalle dhe tendencioze.

Kreu i Kamenicës nuk e ka pëlqyer raportin e fundit që ka bërë GAP-i për këtë komunë. Madje, Surdulli e ka quajtur raport paushallë dhe tendenciozë. Këtë konstatim Surdulli e ka nxjerr nga fakti duke u bazuar në raportin e GAP-it,ku tek shpenzimet e derivateve në zyrën e Kryetarit është dashtë që të veçohen shpenzimet e jo të shprehen shpenzimet në mënyrë paushalle,sepse në zyrën e kryetarit ka dy zëvendëskryetar.

Surdulli tutje tha për rajonipress se edhe tek zyra e prokurimit shumë shpenzime harxhohen nga një ngarkues që kryen shumë punë në rrafshimin dhe rregullimin e rrugëve lokale.

Hidromorava

Surdulli i ka quajtur absurde dhe naive konstatimet e GAP-t edhe kur flitet për emrat e të punësuarve,të cilët nuk janë anëtarë të familjes së tij dhe të afërm të tij .”Në komunë nuk është bërë punësimi me kontratë në vepër përveç në ndonjë rast shumë specifik sikur për disa punëtorë për ruajtjen e pyjeve sepse komuna i ka kompetencat me e ruajtur pasurinë pyjore,por nuk ka vend të lirë për t`i sistemuar në listën e shërbyesve civil me pagë të rregullt” ka sqaruar kreu komunal.

Sipas Surdullit komuna që ai e drejton nuk është duke bërë mbi ngarkesë të numrit të shërbyesve civil komunal,por përkundrazi jemi duke e zvogëluar numrin e tyre me rastin e ndonjë rasti të vdekjes apo të pensionimit. “Komuna e Kamenicës për punën e mirë që e bënë nga USAID-i ka marr një shpërblim për transparence dhe është shpallur komuna më e mirë në Kosovë për krijimin e mjedisit afarist” tha ai.

“Shpresojmë se organizata joqeveritare GAP në të ardhmen do të jetë më serioze e jo të raportoj në mënyrë tendencioze nga autor të kësaj organizate për të cilët kam njohuri se janë bashkëvendës të mi ,por që nuk janë adhurues të LDK-se dhe të Kryetarit të Komunës së Kamenicës “ u shpreh Surdulli./rajonipress/