Surdulli e Demolli marrin përkrahje nga fshatrat e Kamenicës

Kamenicë – Lidhur me premtimet e Thaçit për komunën e Hogoshtit, mes tjerash Shaip Surdulli tha se ne nuk japim premtime vetëm kur të vijë koha e zgjedhjeve, sikur që po premton PDK-ja, ne jemi ata që e mbajmë fjalën ku themi “po” ajo mbetet e pa ndryshuar dhe do të realizohet. Pra, Hogoshti do të bëhet komunë, me votat e shumicës në Kuvendin e Kosovës të dominuar nga LDK-ja dhe e mbështetur nga qeveria e udhëhequr nga Akademik Isa Mustafa.
Dega e LDK-së në Kamenicë, duke i pasur parasysh veçantitë e lokaliteteve, ka vendosur që tubimet parazgjedhore t’i mbajë gjatë orëve të mbrëmjes. Kështu, sonte u fillua me Shipashnicë të Poshtme, për ta vazhduar në Shipashnicë të Epërme dhe duke e përmbyllur në Hogosht.
Në këto tubime mori pjesë kandidati i LDK-së nga Kamenica Shaip Surdulli, si dhe kandidati me rrënjë nga komuna jonë Haki Demolli.
Në fjalën e tij kandidati i për deputet dhe kryetari i degës Shaip Surdulli, ku me disa nuanca dalluese dhe duke ia përshtatur secilit lokalitet, permbajtësisht ishin identike, sepse në të gjitha bëri krahasime mes LDK-se dhe PDK-se, e cila në çdo kohë në nivel lokal kishte qeverisur shumë më mire se PDK-ja, por kjo qeveri është mësuar të japë premtime boshe, sidomos duke pasur një qasje shumë diskriminuese ndaj Kamenicës në veçanti dhe të Anamoravës në tërësi.
Këto ide i mbështeti në fjalët, “merreni me mend qeveria Thaçi për komunën tonë, ka aprovuar një buxhet vetëm prej 180 mije €”. Mandej duke rrëfyer për eksploatimin e paligjshëm te zhavorit mbi Shipashnicë, pasojat e të cilit më së shumti i kanë ndjerë shipashnicasit, tha se vetë kryeministri Hashim Thaçi para tri vjetësh e ka nënshkruar vendimin për ndërprerjen e eksploatimit të zhavorit, vendim të cilin nuk është interesuar ta zbatoje vetë ai”.
Lidhur me premtimet e Thaçit për komunën e Hogoshtit, mes tjerash Surdulli tha se ne nuk japim premtime vetëm kur të vijë koha e zgjedhjeve, sikur që po premton PDK-ja, ne jemi ata që e mbajmë fjalën ku themi “po” ajo mbetet e pa ndryshuar dhe do të realizohet. “Pra, Hogoshti do të bëhet komunë, me votat e shumicës në Kuvendin e Kosovës të dominuar nga LDK-ja dhe e mbështetur nga qeveria e udhëhequr nga Akademik Isa Mustafa”.
Lidhur me votën e cila duhet të jetë për LDK-në, Haki Demolli zbërtheu pikat më të ndjeshme të programit qeverisës të LDK-së, ku tha se programi qeverisës i LDK-së është më i miri dhe është i mbështetur në pesë shtyllë.
Demolli tha se e dini që nga institucione të fuqishme ndërkombëtare, theksohet mungesa e sigurisë për investime, për shkak të mosfunksionimit të shtetit ligjor, të korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Se kjo qeveri nuk heq dorë nga njerëzit të cilët janë të lidhur me krimin mund ta shihni listën e kandidatëve të PDK-së ku atu është njeriu, i cili në raportin ndërkombëtar është quajtur, Bos i drogës. Pra, merreni me mend që në listë hynë edhe njerëz të cilët e kanë helmuar rininë tonë me të keqen më të madhe që mund t’i shkaktohet asaj”.
Në këto tubime folën edhe nënkryetarët e Degës së LDK-së në Kamenicë, Nexhat Rexha e Sabri Morina, sekretari degës Jeton Biqkaj, si dhe tre kryetaret e nëndegëve mikpritëse, Asllan Dërmaku, Samed Rexhepi dhe Haqif Agaj thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/