Mobi Casa

Surdulli demanton mediat serbe

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Rasti i paraqitur në disa media serbe si sulm nga nxënësit shqiptarë ndaj atyre serbë ishte një e pavërtetë e madhe ka thënë kreu i Kamenicës Shaip Surdulli pasi ka takuar të gjithë personat kompetentë të sigurisë.

Për të sqaruar rastin kryetari i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka mbajtur të premten një takim me personat kompetent për tu njoftuar për rastin drejtpërsëdrejti.

Në këtë takim ishin të pranishëm sekretari i Shkollës Fillore” Fan S. Noli” Zija Hashani, drejtori i shkollës fillore“ Desanka Maksimovic “ Svetisllav Stajic, drejtori i Shkollës Mesme Teknike Dejan Nikoliq, prof, Nebojsha Simiq, zëvendëskryetari për Komunitete Dragisha Saviq, si dhe Komandanti i Policisë në Kamenicë Nazif Hajrizi.

Nga të gjithë të pranishmit, u tha se gjendja e sigurisë në komunën e Kamenicës është e mirë dhe disa incidente të ndodhura më herët janë raste të izoluara të cilat nuk duhet lejuar që të shfrytëzohen dhe të manipulohen nga askush për t’ia prishur imazhin komunës së Kamenicës, që me sa mund dhe angazhim është arritur që të jetë një model i bashkëjetesës, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë ka thënë Surdulli

Drejtori i shkollës fillore “Desanka Maksimoviq” Svetisllav Stajic, e ka njoftuar Kryetarin dhe Nënkryetarin e Komunës në lidhje me “ incidentin e fundit” i cili sipas tij kishte ndodhur më 16 janar 2013.

Sipas tij, disa të rinj shqiptarë kanë dashur të sulmojnë nxënësit serb të cilët po prisnin autobusin e nxënësve, por kur kanë hetuar se me ta është profesori ata kanë hequr dorë. “ Ne kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me Shkollën Fillore “ Fan S . Noli, me të cilën e shfrytëzojmë të njëjtin oborr “ tha Stajic.

Mobi Casa

Bashkëpunimin e mirë e potencoi edhe Sekretari i shkollës fillore “Fan S Noli”, Zija Hashani.

Komandanti i Policisë së Kamenicës Nazif Hajrizi, u shpreh se komunikimi i drejtpërdrejt për sigurinë dhe çështjet tjera i kontribuon zgjidhjes më të mirë të mundshme të problemeve që mund të na paraqiten.

Ai tha se në rastin e datës 16 janar 2013, jemi njoftuar nga drejtori Stajic, dhe menjëherë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga ana e policisë nuk kemi evidentuar rastin, ngase nuk ka pasur fakte se ka ndodhur ndonjë incident ku mund të iniciohen procedure ligjore. “ Ne kemi rritë patrullën e policisë, por nëse policia nuk janë me uniformë kjo nuk do të thotë se ata nuk janë prezent aty”.

Hajrizi tha gjithashtu se kemi bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen me personelin arsimor dhe do të mundohemi që mos të ndodhin kurrfarë rasti.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, pasi kë dëgjuar të gjitha versionet kërkoj që të zhvillohet edhe më shumë bashkëpunimi mes qytetarëve pa dallim përkatësie, kombëtare dhe fetare, bashkëpunimi mes shkollave, nxënësve dhe me institucione të tjera, duke përfshirë edhe policinë. “Besoj se do të jetë një mesazh i mirë që gjërat eventualisht që fryhen apo nuk tregohen drejt nuk i bëjnë mirë askujt. Andaj kërkoj prej drejtorëve, arsimtarëve të shkollave që shfrytëzojnë të njëjtin oborr, që të angazhohen në krijimin e një klime bashkëpunimi mes tyre . Kjo nuk do të thotë që ka munguar angazhimi i tyre, si edhe angazhimi i policisë. Pra, nuk duhet lejuar që dikush të ndihet i pasigurt në komunën tonë “tha Surdulli, duke lutur të pranishmit që gjërat mos lejohen të politizohen.

Surdulli ka thënë se qytetarë duhet të kalojmë sa më mirë dhe nuk duhet lejuar që dikush të merr poena politik në kurrizin tonë. “Ne duhet të punojmë që mos të ndodhin ato eksese, por edhe të kemi kujdes që mos t’i fryjmë gjërat, për shkak se pasoja do të kenë vetë qytetarët apo vetë nxënësit” ka thënë Surdulli./rajonipress/