Fundamenti

Supremja refuzon kërkesën për lirimin e Limajt

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Fatmir Limajt për lirimin nga paraburgimi.Ky vendim i Supremes mban datën 27 dhjetor 2012, me çka edhe njëherë i është refuzuar kërkesa e avokatit të Limajt, Naser e Nexhmi Krasniqit edhe Naser Shalës, transmeton KTV.

Ndërsa mbetet në fuqi vendimi i Qarkut, me të cilin u është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Limaj dhe të tjerët do të qëndrojnë në paraburgim deri më 23 shkurt të 2013. Edhe Supremja ka dhënë arsyetimin e saj se lirimi i tyre mund të ndikojë në zhvillimin e procedurës tek dëshmitë dhe dëshmitarët.

FIDANISHTJA

Avokati i Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se arsyet për caktimin e paraburgimit, vazhdimin e tij dhe refuzimi i lirimit nga Gjykata Supreme nuk kanë bazë ligjore dhe, sipas tij, janë krejtësisht vendime politike.

Sipas tij, si bazë e gjykimit të ardhshëm duhet të merret gjykimi lirues i majit 2012. Duke potencuar se Limaj nuk mund të ndikojë në dëshmitë e X-it, i njohur si Azem Zogaj dhe as në përmbajtjen e ditarit të tij, ngase ai ka vdekur. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.