FIDANISHTJA

Suplementet shtesë, rrezik për zemrën dhe kancerin nëse tejkalohet sasia

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Shumica e njerëzve marrin tableta me vitamina, me besimin se ato do të përmirësojnë shëndetin e tyre dhe për t’i mbrojtur nga sëmundjet.

Por një studim i ri ka gjetur se marrja e shumë vitaminave shtesë, në fakt rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Marrja e suplementeve shtesë promovohet për të mirat shëndetësore, por tejkalimi i sasisë së rekomanduar, mund të ketë një efekt të kundërt, thonë ekspertët.

suplemente shteseDr. Tim Bajers, i Universitetit të Qendrës së Kancerit në Kolorado, shprehet: “Nuk jemi të sigurt se pse kjo ndodh në nivel molekular. Por faktet tregojnë se njerëzit që marrin suplemente dietike më shumë seç është e nevojshme, janë më të rrezikuar të zhvillojnë kancer.”

Dy dekada më parë, kërkimet gjetën se njerëzit që hanë më shumë fruta dhe perime preken më pak nga kanceri. Kështu, dr. Brajers filloi të investigojë nëse marrja ekstra e vitaminave dhe mineraleve do të ulte më tej rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve.

Ai tha: “Fillimisht, kur testuam suplementet dietike te kafshët, rezultatet ishin premtuese. Kështu që filluam të studionim njerëzit. Studiuam mijëra pacientë për 10 vjet, pacientë që merrnin suplemente shtesë. Zbuluam se ato nuk ishin të dobishme për shëndetin e tyre. Në fakt, disa njerëz u prekën më shumë nga kanceri ndërsa konsumonin vitamina”.

Një eksperiment që testoi efektet e suplementeve me beta karoten, tregoi se marrja më shumë se doza e rekomanduar rrit rrezikun për zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës me 20 %.

ARKATANA

Supermarket grua pazarAcidi folik, i cili ishte menduar që ndihmon në reduktimin e numrit të polipeve në zorrën e trashë, në të vërtetë rrit numrin për një testim tjetër.

Doktor Brajers tha: “Kjo nuk do të thotë se njerëzit duhet të jenë të frikësuar nga marrja e vitaminave dhe mineraleve. Nëse marrin në dozën e saktë, multivitamina mund të jetë e mirë për ju. Por, nuk ka asnjë zëvendësues për një ushqim të mirë me vlera ushqyese.”

Ai shtoi se shumica e njerëzve e marrin dozën ditore të rekomanduar të vitaminave dhe mineraleve duke ngrënë vakte të shëndetshme. Ai përfundoi: “Në fund zbuluam se marrja e vitaminave dhe mineraleve shtesë jashtë normave më shumë bën dëm sesa mirë.”

Gjetjet u prezantuan në Shoqatën Amerikane për Takimin Vjetor të Kërkimit të Kancerit 2015.

Përshtati në shqip: Elsa Musaj

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.