Fundamenti

Jogurti si ilaç për shtypjen e lartë të gjakut

/ 1 minutë lexim
HIDROMORAVA

Femrat të cilat hanë pesë ose më shumë porcione të jogurtit në javë kanë gjasa më të vogla të sëmuren nga shtypja e lartë e gjakut, tregon studimi më i ri, shkruan gazeta “Zëri”.

Jogurti është përplot me kalcium dhe me baktere të mira, të cilat baraspeshojnë ushqimin e përditshëm, forcojnë eshtrat, por edhe eliminojnë stresin dhe depresionin.

Përveç kësaj, ky produkt i qumështit, i cili duhet të jetë pjesë e përditshme e ushqimit tuaj, ndikon edhe në forcimin e imunitetit, në shëndetin e zemrës dhe të dhëmbëve.

ARKATANA

Studimi në të cilin janë përfshirë mijëra persona ka zbuluar se rreziku nga shtypja e lartë e gjakut te personat e anketuar të cilët rregullisht kanë konsumuar jogurt është ulur për 20 për qind në krahasim me ata që e kanë konsumuar vetëm një herë në muaj.

Efekti pozitiv i jogurtit është më i theksuar te femrat, sepse meshkujt e konsumojnë më pak.