UBT

“Superushqimet” që s’duhet të mungojnë kurrë në kuzhinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ato nuk janë të reja apo ekzotike dhe nuk zënë gjithmonë titujt e revistave shëndetësore. Por nëse këto “superushqime”, gjerësisht të disponueshme, nuk janë në kuzhinë tuaj, do të thotë që ka ardhur koha të bëni një ndryshim.

Domatja – Domatja është fruti me përmbajtjen më të ulët të niseshtesë dhe sheqerit, por e mbushur me fibra, vitaminë C, beta-karoten dhe me një antioksidant të fuqishëm të quajtur likopen. Gatim në vaj ulliri rrit absorbimin e saj.

Brokoli – Përmbajtja e niveleve të larta të vitaminës C dhe folatit (acid folik natyror), bën që kjo perime fibroze të mund të frenojë kolesterolin dhe trigliceridet, të cilat shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare.

Qepa – Me qenë se është një anëtare e familjes së Aliumit, ajo përmban një antioksidant të fuqishëm antiinflamator të quajtur quercetin, që redukton presionin e gjakut dhe rrezikun e kancerit.

Molla – Molla ka në përbërje të saj nivele të larta antioksidantësh dhe fibrash, të cilat ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, astmës dhe disa kancereve.

Mobi Casa

Spinaqi – “Superushqimi” i preferuar i Popei Marinarit, ka në përbërje të tij nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, si dhe vitamina A, dhe pothuajse më shumë hekur se një viç.

Vaj ulliri – Një shtyllë shumë e rëndësishme për kulturën e gatimeve mesdhetare, vaji i ullirit është një nga yndyrat më të shëndetshme, i cili shëron sëmundje kardiovaskulare dhe inflamacione të ndryshme. Nuk duhet gatuar, në të kundërt ai do t’i humbasë vlerat e tij ushqyese.

Salmoni – Peshku vajor redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, ul presionin e gjakut dhe lubrifikon arteriet. Salmoni ka një përbërje të lartë të omega-3, vitaminës D, disa vitaminave B dhe selenit.

Hudhra – Ndikon në uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit, madje edhe parandalon ftohjet dhe disa lloje të caktuar kanceresh.

Panxhari – I pasur me hekur, panxhari mund t’ju bëjë të pamposhtshëm nga çdo lloj sëmundje. Ndërkohë, disa studime tregojnë se performanca fizike përmirësohet ndjeshëm kur njerëzit konsumojnë më shpesh panxharin. /ATSH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.