RCCOLA

“Supermenët” rrezikohen nga ndryshimi i ligjit

/ 2 minuta lexim

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, nuk e ndien veten “supermen” siç e ka cilësuar atë dhe kolegët e tij që mbajnë nga pesë puna, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Ramadani është njëri prej gjashtë zyrtarëve që Agjencia Kundër Korrupsionit i ka gjetur duke u angazhuar në pesë puna edhe pse kjo gjë në Kosovë është e ligjshme.

Sipas raportit të deklarimit të pasurisë që vetë Ramadani e ka bërë në AKK, ai ka të hyra vjetore prej 30 mijë e 200 euro nga punët që bën. Prej tyre, një pagë të plotë e merr si drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, një gjysmë page si profesor në Universitetin e Prishtinës. Tri pagesat tjera, Ramadani i merr si konsulent për shëndetësi në KFOR, si konsulent në OJQ “KeA” dhe si anëtar nëpër komisione të ndryshme në Ministrinë e Shëndetësisë.

Hidromorava

“Të gjitha ato të dhëna dhe të hyra që i kam deklaruar në Agjenci janë legale. Dikush ndoshta ka tendenca me u marrë me këto çështje, por nuk duhet të merrem me ta. Krejt ato kontrata që janë jashtë punës sime si drejtor dhe si profesor, janë kontrata të përkohshme që i realizoj pasdite. …”, ka thënë Ramadani për “Tribunën”, duke shtuar se për të gjitha të hyrat paguan tatim.(Tribuna)