Fundamenti

Supermenët e Ministrisë së Shëndetësisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Për punën që bëjnë kryesisht gjatë orarit zyrtar të punës, shumë zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë marrin pagesa që shumëkush do tua kishte lakmi. Për pjesëmarrje në mbledhje të komisioneve ku ata janë caktuar anëtar, si dhe nga pagesat e fondit të kuadrove, sipas të gjeturave të gazetës Tribuna, ka zyrtar që paguhet ekstra mbi 4 mijë e 400 euro.

Mbi 33 mijë euro i kanë shkuar Ministrisë së Shëndetësisë vetëm pagesa të këtyre zyrtarëve. Në listën e të paguarve janë edhe disa emra të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë që paguhen nga 1250 e deri në 2500 euro. Në këto pagesa janë përfshirë edhe anëtar të kabinetit të ministrit Ferid Agani, të cilët ndonëse janë staf politik aty, janë angazhuar edhe në zgjedhjet e bëra në Odën e Mjekëve.

ARKATANA

Abdullah Klinaku, këshilltar i Aganit do të përfitonte hiç më pak se 2500 euro, kurse dy asistentët personal të ministrit, Gazmend Ademi dhe Perihane Berisha marrin nga 1200 euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.