Super Rashani, i sjellë fitoren Brondbyt
Elbasan Rashani ka vazhduar formën e tij të mrekullueshme me skuadrën daneze Brondby. Mesfushori ofensivë kosovar, ka qenë lojtari kryesor i skuadrës së madhe daneze Brondby, në fitore ndaj skuadrës Sonderjyske 1-0.
Anëtari më i ri i Përfaqësueses së Kosovës, ka shënuar golin e vetëm në këtë takim në minutën e 55-të pas një gjuajtje të fuqishme brenda zonës.
22-vjeçari ditë më parë pranoi ftesën e Përfaqësueses së Kosovës duke refuzuar atë të Norvegjisë, dhe do të jetë i pranishëm në tubim më datën 31 gusht.
Ky ishte goli i katërt në këtë edicion për Rashanin me Brondbyn, skuadër që shihet si favorite për titullin e kampionit në Danimarkë.


