RCCOLA

Super-paga

/ 4 minuta lexim

Ejup Qerimi, për punën që e bën si kryeshef ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), brenda një viti merr një pagë prej 50 mijë euro.

Ndërkaq, për punën si anëtar i bordit në Trustin e Kursimeve Pensionale (TKPK), ai merr hiç më pak se 15 mijë euro në vit.

Të hyrat mujore të Qerimit vazhdojnë të jenë tejet enorme, në raport me të hyrat e zyrtareve tjerë të lartë, që mbajnë poste të rëndësishme si në institucione publike, ashtu edhe në agjenci të pavarura.

Paga mujore e kryeshefit është gati njëzet herë më e madhe se sa është paga mesatare në Kosovë, e cila është rreth 328 euro, mesatare kjo e pagave që shpërndahen nga buxheti i shtetit përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

Qerimi edhe më tutje s’e ka ndërmend të heqë dorë nga njëra pozitë, edhe pse kohë më pakë Gjykata Komunale për Kundërvajtje e Prishtinës e pati marrë një vendim në të cilin thuhet se ushtrimi i dy funksioneve paraqet konflikt interesi.

Qerimi aktualisht është njeriu më i paguar i vitit, pasi që paga e tij është edhe një herë më e madhe se paga e presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga.

Presidentja ka vetëdeklaruar se brenda një viti merr pagë vjetore prej rreth 34 mijë euro, apo rreth 2800 euro në muaj.

Basri Lenjani prej kohësh është drejtor i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Emergjente në Prishtinë, por paga e tij vjetore është gati sa paga mujore e kryeshefit të PTK-së.

Drejtori Lenjani ka deklaruar se merr një pagë vjetore prej 6 mijë euro, apo rreth 500 euro në muaj, pagë kjo 11 herë më ë vogël se kryeshefi të PTK-së, po ashtu më e vogël se e punëtorëve të sigurimit të PTK-së, por e barabartë më pagat e pastrueseve në kompaninë me profitabile në vend.

Lenjani thotë se më pagën që ai merr e ka të vështirë të mbajë me bukë familjen e tij. Ai thotë se paga që merr është shumë minimale më punën që bën ai dhe kolegët e tij në qendrën emergjentë të QKU-së.

“Unë kam harruar kur kam dalë për qejf më fëmijë, pasi që me pagën që e marr unë luftoj për ekzistencë”, tha i shqetësuar ai.

Hidromorava

Lenjani tha se për punën që bën ai dhe shumë kolegë të tij marrin një pagë sociale që me shumë vështirësi e kalojnë muajin.

“Unë mendoj se duhet të bëhet liberalizimi i pagave, kështu që pagat duhet të jepen sipas përgjegjësive e jo sipas kompanive ku ata punojnë. Ne për çdo ditë mesatarisht i kemi rreth 200 raste të rënda të lëndimeve. Për punën që ne e bëjmë nuk gjenerojmë të hyra pasi që çdo shërbim emergjent është falas. Ndërkaq kompanitë që janë profitabile krijojnë paga të mëdha, paramendoje paga e pastruesit është më e madhe se e imja. Kjo është një absurd i llojit të veçantë”, tha ai.

Naim Huruglica është drejtor i Doganave të Kosovës, institucion ky i cili grumbullon pjesën dërrmuese të mjeteve të buxhetit të Kosovës përmes zhdoganimit të mallit nëpër pikat kufitare.

Pavarësisht se inkason brenda viti më shumë se 800 milionë euro, paga vjetore e drejtorit Huruglica është 14 mijë e 400 euro.

I frikësohen njëri-tjetrit

Zyrtarë të lartë të institucioneve të kontaktuar nga gazeta, por që nuk kanë dashur të deklarohen për gazetë për shkak të frikës, por edhe afërsive që kanë me njëri- tjetrin, thonë se Qeveria padrejtësisht po lejon që pagat në Postën dhe Telekomin e Kosovës të jenë më të lartat në vend.

Zyrtari Muaji

Ejup Qerimi 5416 euro

Atifete Jahjaga 2873 euro

Basri Lenjani 505 euro

Naim Huruglica 1200 euro. (zeri)