Uji Dea

Super Krasniqi, realizon gol fantastik nga gjuajtja e lirë

/ 1 minutë lexim

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Liridon Krasniqi, ka vazhduar formën e tij të jashtëzakonshme me skuadrën e tij Kedah.Ylli kosovar po paraqitet me mjaftë sukses në kampionatin e Malajzisë dhe së fundmi ka realizuar edhe një gol fantastik.

Në ndeshjen mes skuadrës së tij Kedah dhe PKNS që përfundoi 1-1, Liridon Krasniqi ka shënuar një gol fantastik nga gjuajtja e lirë.

Mobi Casa

Ish-anëtari i Slavia Pragës e Nurnbergut ka realizuar në mënyrë të njëjtë si mbrojtësi brazilian David Luiz duke ngritur në këmbë mbi 35 mijë shikues që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit.

Kedah vazhdon të kryesoj në Ligën Premier në Malajzi me 35 pikë të tubuara, dy më shumë se përcjellësi i saj i parë. /Telegrafi/