UBT

Sundimtarëve politikë u konvenon kaosi në drejtësi

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Ashtu sikurse edhe herëve të tjera, që gjendej gjithnjë ndonjë pretekst për shtyrjen e reformës në sistemin e drejtësisë, edhe tashmë mbase një pretekst i tillë do të jenë pikërisht zgjedhjet e parakohshme. Kjo meqë, si duket, partive politike po u konvenon që të ketë sa më shumë amulli dhe kaos në drejtësi, në mënyrë që të mos preken nga drejtësia e ligji. Ndaj është shtruar edhe çështja se përse partitë politike, edhe kësaj radhe, nuk do ta kenë në prioritetet e tyre në fushatë reformimin e sistemit të drejtësisë për të pasur një sundim të fortë të ligjit, e që do të duhej të ishte ndër prioritetet e prioriteteve në këtë shoqëri.

Pafuqia e Gjyqësorit amniston krimet dhe korrupsionin

Ashtu sikurse edhe herëve të tjera, që gjendej gjithnjë ndonjë pretekst për shtyrjen e reformës në sistemin e drejtësisë, edhe tashmë mbase një pretekst i tillë do të jenë pikërisht zgjedhjet e parakohshme. Kjo meqë, si duket, partive politike po u konvenon që të ketë sa më shumë amulli dhe kaos në drejtësi, në mënyrë që të mos preken nga drejtësia e ligji. Ndaj është shtruar edhe çështja se përse partitë politike, edhe kësaj radhe, nuk do ta kenë në prioritetet e tyre në fushatë reformimin e sistemit të drejtësisë për të pasur një sundim të fortë të ligjit, e që do të duhej të ishte ndër prioritetet e prioriteteve në këtë shoqëri.

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se kaosin në drejtësi e kanë dashur pushtetet dhe oligarkët e politikës së inkriminuar, për të pasur kontrollin dhe ndikimin e tyre në sistemin e drejtësisë dhe kështu për të mos u prekur nga drejtësia dhe ligji. Sipas tij, deri më tani asnjë mazhorancë, që ka qeverisur, nuk e ka pasur vullnetin politik për ta sendërtuar një sistem drejtësie të pavarur, ngase, siç tha, kështu nuk do të mund t’i mbronin interesat e veta nga atakimi i ligjit dhe së drejtës, meqë kanë qenë keqpërdorues dhe të inkriminuar, por njëherësh pushtetet edhe kanë zgjedhur njerëzit e vet në sistemin e drejtësisë, sikur janë edhe në KGJK dhe në KPK, dhe aty asnjëherë nuk janë zgjedhur njerëzit sipas meritokracisë, por me ndikimet e politikes. “Pra, këto ndikime të politikës në sistemin e drejtësisë kanë lënë mjaft pasoja në vetë pavarësinë e këtij sistemi, por njëherësh ato janë evidente edhe më tutje, duke mos pasur ende një Gjyqësor e Prokurori me kredibilitet, ku do të funksiononte ligji dhe e drejta për të gjithë jashtë ndikimeve politike dhe grupeve të tjera të interesit”, u shpreh Kelmendi

Antireformatorët të ndëshkohen me votë

Fundamenti

Analisti tjetër Shefqet Dibrani thotë se kur mungon vullneti gjendet edhe preteksti, për t’iu nënshtruar reformave në sistemin e drejtësisë. Por, sipas tij, nëse vetë partitë politike nuk iu kanë nënshtruar reformave të brendshme, çfarë duhet të presin institucionet përkatëse, siç është drejtësia, siguria e ndonjë dikaster tjetër po kaq i rëndë- sishëm. “Pra, gjendjen e krijuar dhe vullnetin për të ecur përpara na e shpjegon proverbi “ujku do mjegull”, prandaj sa më shumë kaos oligarkët japin përgjegjësi më pak, por gjërat duhet të lëvizin përpara, prandaj përpjekjet nuk duhet shteruar. Përndryshe, nëse partitë politike nuk do ta kenë prioritet të tyre sistemin e drejtësisë, sistemin e sigurisë dhe nuk do të flasin për miratimin e ligjit të sistemit zgjedhor, ligjit për dekriminalizim, si dhe ligjit për miratim të “Vetting”- ut, qytetari duhet t’i ndëshkojë me votën e tyre”, ka vijuar ai. Tutje, Dibrani ka nënvizuar se sistemet e gjertanishme udhëheqëse jo vetëm se kanë qenë të involvuara në krim e kriminalitet dhe madje disa sish kanë mundur të jenë edhe kupola e krimit, andaj, sipas tij, asnjë legjislacion udhëheqës nuk ka pasur vullnet politik për t’i prekur interesat e veta, përkatësisht interesat e oligarkisë politike. “Por, të shpresojmë se do të ketë një këndellje në këto zgjedhje dhe qytetari do të dijë se kënd duhet ta ndëshkojë me votën e tyre, nëse dëshirojnë që të ngadhënjejnë vlerat dhe t’u hapët perspektiva evropiane”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Shefqet Dibrani

Image

Politikanët të mos bëjnë premtime mashtruese

Profesori universitar, Mazllum Baraliu ka veçuar se në qoftë se dëshirojnë subjektet politike që të ndryshojnë nga tradita e tyre e premtimeve dhe mosrealizimit të tyre, që të kenë qasje, pra, dukshëm më të moderuar dhe më bindëse e të sinqertë, si dhe më korrekte ndaj elektoratit të tyre gjatë fushatës, do të duhej që të shkojnë drejt propozimeve reale, premtimeve reale, atyre të cilat mund t’i realizojnë. Sipas tij, asnjëra prej subjekteve politike, sidomos këto të mëdhatë, nuk kanë arritur që t’i realizojnë jo vetëm gjysmën, por as minimumin e minimumit të tyre.”Për më keq, pastaj pas fitimit të mandatit dhe besimit me deputetë të caktuar, disa nga eksponentë të disa subjekteve politike madje nuk e kishin vështirë kur ua përmendnin mediet se keni premtuar këtë dhe atë, të thoshin se ne kemi premtuar, por ato kanë qenë premtime elektorale dhe se janë të parealizueshme ose kanë lënë të nënkuptojnë me këtë se edhe nëse nuk realizohen nuk është ndonjë punë e madhe. Kështu që me një qasje të tillë nuk do të duhej të shkojë asnjë subjekt politik në këtë fushatë elektorale, sepse do ta degradojnë vetveten dhe do të ketë një bilanc negativ sa i përket thjesht votave që mund të marrin dhe besimin që mund t’ua japë elektorati”, u shpreh Baraliu.

Ndërsa, sa i përket asaj se a duhet partitë politike që vërtet kësaj radhe ta kenë ndër prioritetet e tyre më të mëdha në fushatë reformimin e sistemit të drejtësisë, për të pasur një sundim të fortë të ligjit, Baraliu thotë se njëri ndër prioritetet e prioriteteve në këtë shoqëri tashmë është e qartë dhe e kuptuar edhe nga opinioni publik, si edhe nga votuesit, por edhe nga subjektet politike dhe institucionet, është pikërisht stabilizimi i shtetit të së drejtës, pra stabilizimi i funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe të gjyqësisë. “Prandaj, në qoftë se subjektet politike këtë nuk e kanë të qartë, nuk do të duhej që të premtonin në fushatë që do ta vënë në rend dhe do ta stabilizojnë dhe do ta avancojnë, dhe mbase do ta funksionalizojnë sistemin e drejtësisë”, tha më tej ai. “Nëse shkojnë me këto premtime, është edhe një përgjegjësi që ndoshta do të duhej ta merrnin përsipër që të ndryshojnë strategji dhe politika dhe vërtet ta transformojnë sistemin e drejtësisë, të stabilizojnë, nëse jo atëherë vërtet është në nderin e tyre dhe etikën e tyre politike se çka veprojnë”, theksoi Baraliu./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.