ARKATANA

Sulmojnë fizikisht, arrestohet shqiptari e serbi në Ranillug e Viti

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në Ranillug ankuesi mashkull serb ka raportuar se pas mosmarrëveshjes që ka pasur me vëllain e tij mashkull serb i njëjti e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore njoftoj policia e Kosovës.

Lidhur me rastin i dyshuari nën ndikimin e alkoolit 2.27 promilë është arrestuar i cili me urdhër të prokurorit pas përfundimit të procedurave është liruar.

Mobi Casa

Edhe në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me një mjet bujqësor viktimën mashkull shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore në kokë dhe krah.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./rajonipress/