Uji Dea

Sulmohet kosovari, Shkupi arenë antishqiptarizmi!

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Emin Azemi – Si është e mundur të ndodhë kjo dhe viktima të jetë sërish shqiptar? A di kush ta shpjegojë këtë antishqiptarizëm në zemër të Shkupit? Si është e mundur që pas rrahjes kaq brutale, i riu nga Kosova, nuk ka guxuar as ta paraqesë rastin në polici? Po nejse. Nëse ai s’ka guxuar të paraqitet në polici, po policia çka pret? Pas këtij incidenti të rëndë sa është i sigurt për shqiptarët Shkupi, sidomos për ata që vinë nga Kosova të shërohen, të marrin viza dhe të aplikojnë për punë? A pak kosovarë vinë në Shkup dhe lënë namin e lekëve, si nëpër qendra tregtare, si nëpër klinika, që s’i kanë në Kosovë?

Dje një nga rrugët kryesore të Shkupit ka qenë arenë gladiatorësh primitivë. Ende ka maqedonas që kanibalizmin e tyre nuk mund ta provojnë tjetër kund. Ata vazhdojnë të manifestojnë egërsi shtazarake kundër shqiptarëve.
I riu Korab Mustafa nga Kosova as që e kishte paramenduar se do të përfundoj i përgjakur e i dërmuar në këtë arenë shovinizmi mu në qendër të Shkupit. Ai kishte ardhur të dielën në këtë qytet të aplikojë për punësim, mirëpo plani i tij dështon, sepse një grup banditësh ia kanë pre atij rrugën dhe e kanë sulmuar pa kurrfarë preteksti.
“Isha duke ec. Është një kafe ‘Berlin”, prapa stacionit të autobusëve, diku 200 metra janë semaforët dhe duhet të kthehesh djathtas për të shkuar tek hotel “Rusia”. Shkova për të kërkuar një vend pune, pasi më kanë thënë që ka dhe shqiptarë që punojnë aty. Ishin diku 3-4 persona më të rritur se unë. Unë jam 30 vjeçar. Në gjuhën serbe njëri më tha ‘Hej ti djalë, ndalu pak’, dhe unë prapë në gjuhën serbe i thash ‘Më fal, a mund të më tregoni se kush jeni ju’. Në atë moment më ka gjuajt me shuplakë. Njeriu gjithmonë e ka frikën sepse je në vend të huaj. I thash më fal a bën me shku se kam me dorëzu një aplikacion për punë. Erdhi tjetri më kapi për qafe dhe më tha ‘Ti duhet ta dish se ku ke ardh’. Unë i thash që kam ardhë në Republikën e Maqedonisë, nuk kam hy në gojë të ujkut. E njëri prej tyre e nxori një lloj pendreku (shkop gome), dhe tha ‘Këto i kan vetëm Alfa dhe ne jemi Alfa’. D.m.th ata nuk e flisnin gjuhën maqedonase mirë, dhe njëri nga ta ishte me uniformë, mirëpo pa emblemë, e një tjetër incizonte me telefon. Kur më goditi, unë rashë në tokë. Mu drejtuan duke më thënë ‘Mbaje mend se shqiptari nuk ka me mujt me ec kurrë, as në Maqedoni’, dhe tha që krejt shqiptarët kemi me i vra”, shpjegoi për mediat rastin Mustafa.

Pas këtij sulmi, Mustafa ka thënë se nuk ka guxuar ta paraqes rastin në policinë e Maqedonisë së Veriut.
“ U ndala. I shikova, mbeta aty. E thirra një shok, ai erdhi më mori. Në kufi as pasaportën nuk ma kërkuan. Më është dashur të qëndroj në një qendër tregtare “Vero Jumbo”…Nuk kam guxuar ta lajmëroj rastin në polici të Maqedonisë, pasi një nga sigurimi i “Vero Jumbos”, më tha që nëse e lajmëron rastin në polici të Maqedonisë, në momentin që e kaloj kufirin mund të më arrestojnë”, tha ai.

Mustafa po ashtu theksoi se më herët me askënd nuk ka pasur ndonjë problem që do të çonte në aktin e dhunës, dhe se nuk e dinë arsyen e këtij sulmi në Maqedoni.

“Unë askujt keq si kam bërë. Dosje të keqe në Maqedoni dhe Kosovë nuk kam. Jam një njeri që po kërkoj punë në Ballkan. Rasti ka ndodh sot rreth orës 12:00 të ditës. Shërbime mjekësore nuk kam marr, vetëm po du me shku në shtëpi e të qetësohem. Kam shkuar në shumë vende dhe kurrë s’kam pas si ky rast”, tregoi rastin e tij për Telegrafin, Korab Mustafa.

Po, pikërisht atëherë kur të gjithë menduam se po hyjmë në një epokë të re, ku shqiptarët edhe si votues ndihmuan ndryshimin regjimeve, sërish duhet të kthejmë filmin prapa me skena barbare ku në fokus të sulmeve sërish janë shqiptarët. Kësaj radhe pre e huliganizmit maqedonas është një i ri nga Kosova, i cili jo vetëm që me asgjë nuk e ka motivuar këtë incident, por ai me vet faktin se ka zgjedhur Shkupin të aplikojë për punë, ka dëshmuar se në këtë vend ka liri, ka civilizim, ka rend.

Uji Dea

Por, pas këtij incidenti brutal, askush nuk duhet të flejë i qetë. Më së paku deputetët dhe ministrat shqiptarë, të cilët që në orët e hershme të ditës së hënë duhet të jenë aktiv me telefonata e mesazhe, drejtuar të gjithë atyre që janë përgjegjës për sigurinë e qytetarëve në këtë vend.

Si është e mundur të ndodhë kjo në një shtet që po pretendon se i ka kryer të gjitha detyrat e shtëpisë për të marrë datën e negociatave me BE-në? Si është e mundur të ndodhë kjo dhe viktima të jetë sërish shqiptar? A di kush ta shpjegojë këtë antishqiptarizëm në zemër të Shkupit?

Si është e mundur që pas rrahjes kaq brutale, i riu nga Kosova, nuk ka guxuar as ta paraqesë rastin në polici?
Po nejse. Nëse ai s’ka guxuar të paraqitet në polici, po policia çka pret? Pse s’ndërmerr masa në kapjen e keqbërësve banditë? Kush janë ata që mbajnë mjete të dhunshme të policisë? Kush janë ata që paraqiten me identitete të rrejshme? Pas këtij incidenti të rëndë sa është i sigurt për Shqiptarët Shkupi, sidomos për ata që vinë të shërohen, të marrin viza dhe të aplikojnë për punë?

A pak kosovarë vinë në Shkup dhe lënë namin e lekëve, si nëpër qendra tregtare, si nëpër klinika, që s’i kanë në Kosovë? A duhet ndonjë përfaqësues zyrtar i shtetit të Kosovës të kërkojë sqarim nga institucionet maqedonase për këtë ndodhi kaq brutale mu në qendër të Shkupit?

Çfarë policie qenka kjo që njerëzit nuk po guxokan t’i denoncojnë rastet, ku ata janë viktimë? Edhe çka duhet të ndodhë që përfaqësuesit shqiptarë nëpër institucione të alarmohen?

A doni ende pyetje, apo për sot po e lëmë me kaq….. (koha.mk)