RCCOLA

Sulmi ndaj Valon Sylës, AGK: I papranueshëm, nevojitet hetim urgjent

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gazetari dhe analisti, Valon Syla një ditë më parë është sulmuar nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ndërkaq pas lajmit për sulmin ka reaguar Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Në reagimin e Asociacionit thuhet se ky sulm është krejtësisht i papranueshëm dhe përpjekje serioze për të penguar dhe minuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e medies në Kosovë.

Ndryshe, gazetari njëherësh drejtuesi i Gazeta Metro, është sulmuar fizikisht në mbrëmje nga tre persona, të cilët dyshohet se e kanë përcjellë atë nga studio e T7, ku ishte i ftuar në debat, deri në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.

Gazetari Syla ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa sipas deklaratave të tij të para për mediet, ka pësuar lëndime në kokë.

AGK-ja, u bënë thirrje institucioneve kompetente që të marrin masat e duhura që urgjentisht të arrestojnë personat përgjegjës për sulmin dhe që ata të vihen para drejtësisë.

Uji Dea

Lidhur me rastin Telegrafi të hënën mbrëma ka kontaktuar policinë, por nuk ka marrë përgjigje.

Aktualisht, gjendja shëndetësore e Sylës është e mirë, ndërsa nuk dihen arsyet që kanë çuar deri tek ky sulm fizik.

Gazetari Syla ishte sulmuar edhe më parë.

Në dhjetor të 2020, një bashkatdhetar që jeton dhe vepron në perëndim, e kishte ndalur në rrugë duke e goditur në fytyrë, por pa lëndime.

Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla ishte ndërlidhur me shkrimet e tij lidhur me mërgatën. /Telegrafi/