Fundamenti

Sulmet e Kurtit ndaj mediave, Haradinaj: Nuk kemi nevojë për diktator që na tregon cila është e drejta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi gazetarët po pengohen ta kryejnë punën e tyre gjatë fushatës zgjedhore, si dhe mediat po sulmohen nga kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk kemi nevojë për diktator që na tregon cila është e drejta.

Harrojeni retinolin, përdorni këtë ilaç për të hequr qafe rrudhat
Haradinaj ka shtuar se kur ka qenë kryeministër gjithmonë është munduar të jetë transparent me punën e gazetarëve.

ARKATANA

“Të nderuara media, Me shqetësim po i shoh sulmet ndaj jush në tubimet zgjedhore, sidomos të Vetëvendosjes. Ushtrimi i profesionit tuaj duhet të jetë i lirë dhe, natyrisht, ju i caktoni politikat dhe rregullat sipas standardeve profesionale. Askush s’ka të drejtë të linçojë, të pengojë, të akuzojë, apo edhe të ushtrojë presion ndaj gazetarëve në punën e tyre. Si Kryeministër jam munduar gjithmonë të jem transparent dhe i përgjegjshëm në punën time”.

“Natyrisht, jam përballur shpeshherë edhe me pyetje të forta, hulumtime e materiale tjera, por thellësisht kam qenë dhe jam i bindur se liria për median ka rëndësi për vendin. Kosova është vend i lirë dhe me liri të shprehjes. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe nuk kemi nevojë për diktator që na tregon cila është e drejta. Unë besoj në punën tuaj profesionale. Dhe, pa dyshim, opinioni duhet ta gjykojë i lirë punën tuaj. Punë të mbarë”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.