RCCOLA

Sulm, kanosje, mashtrim, vjedhje, 15 aktakuza të ngritura

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 ore një (1) person, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurori, ka ndaluar për 48 orë një (1) person për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.

Hidromorava

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Lëndimi lehtë trupor”, një (1) kërkesë tjetër kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe një (1) kërkesë kundër një (1) person për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave dhe atë për shkak të veprave penale:
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personi për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personi për shkak të veprës penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personi për shkak të veprës penale “Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Tregtia e ndaluar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Mashtrimi”./rajonipress/